Imagjinoni se si do të dukej bota nëse papritmas njerëzit do të ishin zhdukur. Nëse nuk mund ta bëni një gjë e tillë, atëherë shikoni fotografitë në vazhdim.
Këto fotografi të rrëqethin me pamjen e tyre që njëkohësisht është edhe e bukur edhe frikësuese, transmeton arbresh.info.
Plymouth ishte kryeqyteti i Montserratit dhe ishte hyrja e vetme në port deri në vitin 1997 kur shpërthime vullkanike shkatërruan vendin, duke përfshirë këtu edhe botën bimore dhe shtazore. Qyteti u evakuua përgjatë viteve 1995-96.
Ky ishte një qytet turistësh në brigjet e liqenit me fuqi terapeutike, Epecuen, në të cilin ishin rreth 5 mijë banorë deri në vitin 1970. Një stuhi e madhe shkaktoi përmbytje të vendit dhe fshiu nga faqja e dheut të tërë qytetin. Kjo përmbytje që ndodhi në vitin 1985 filloi të largohet vetëm në vitin 2009 dhe vetëm tani mund të shihen rrënojat e mbuluar nga disa metra kripë.
Ky vend ishte nën okupimin gjerman të Francës dhe trupat gjermane në vitin 1944 vranë 642 njerëz, gati gjithë popullin, dhe dogjën vendin. Pas luftës ky vend nuk u restaurua dhe mbahet si muze për krimet e luftës së gjermanëve ndaj francezëve.
Ky qytet shumë i vjetër tashmë gjendet nën përmbytjet e liqenit Qiando. Para përmbytjeve vendi ishte qendër e politikës dhe ekonomisë i cili ishte ndërtuar gjatë dinastisë Han. Përmbytjet erdhën nga dora e njeriut të cilët vendosën ta ndërtonin një stacion hidroelektrik.
Ky është qyteti fantazmë i Turqisë. Para dëbimeve të vitit 1923, myslimanët dhe të krishterët kishin jetuar në paqe që nga shekulli i 14-të.
Ky qytet ishte në fazën e lulëzimit turistik për të famshmit dhe të pasurit ndërsa tani është vetëm kilometra rërë, natyrë dhe ndërtesa të larta e të braktisura. 40 vjet më parë, kur Turqia kishte okupuar Qipron, banorët ishin larguar për të mos u kthyer më kurrë.
Lufta pas rënies së Bashkimit Sovietik në Azerbajxhan çoi në braktisjen e Agdamit, qytet ky i formuar në shekullin e 18. Ky vend ishte fushëbetejë dhe popullata u largua në vitin 1993. Pas luftës qyteti u plaçkit për materialet ndërtimore, e vetmja ndërtesë që ende qëndron është xhamia.
Ishulli Hashima në Japoni është në mesin e 500 ishujve të pabanueshëm në prefekturën e Nagasakit. Më parë ky vend ishte shtëpi e familjarëve dhe punëtorëve të një minierë qymyri. Madje ishte vendi me më së shumti banorë për metër katrorë në histori të njerëzimit, me 83,500 banorë për kilometër katrorë. Pas mbylljes së minierës askush më nuk jeton në këtë qytet.
I vendosur në një fushë mbi malet Superstition dhe Goldfield, qyteti filloi ndërtimet e para në vitin 1892, kur miniera të pasura me shume ar u gjetën. Për 5 vjet qyteti u rrit aq shumë saqë më shumë se 1,500 njerëz tashmë ishin banorë të përhershëm. Pas fillimit të shterimit të minierave u larguan edhe njerëzit, tashmë qyteti hyn në listën e qyteteve fantazmë.
Qyteti i vogël, Pripyat, ishte shtëpi e 49 mijë banorëve deri sa u evakuua dhe u braktis gjatë fatkeqësisë së Çernobilit në vitin 1986. Tashmë qyteti nuk ka banorë dhe udhëhiqet nga natyra kurse është shpallur i sigurt për t’u vizituar. Shtëpitë kanë filluar të mbulohen nga pemët por librat ende gjenden në objektet shkollore e lodrat nëpër dyshemetë e çerdheve./Arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...