Google ADS

10 Proverba kineze që do të shkëlqejnë fatin tuaj

12:05 | 31 Maj 2019
Arbresh.info

Siç e dimë të gjithë, kinezët janë një nga njerëzit më të hershëm mbi këtë tokë. Qytetërimi i tyre është poseduesi i dorëshkrimeve të shkruara që janë më të vjetra se 3.500 vjet.
Në gjithë këto vite, kultura e pasur kineze me fjalët e saj të mençura dhe reputacionin e saj e ka mësuar shumë botën, prandaj dhe supershendeti.com e sjell atë për ju.

Lëreni mençurinë e këtyre 10 proverbave të popullit kinez të ndikojnë në jetën tuaj dhe t’ju bëjnë një person më të mirë.

1. “Një lumturi shkatërron një mijë dhimbje”
Gjërat që na bëjnë të trishtohemi ndodhin më shpesh, sesa ato që na bëjnë të lumtur.

Megjithatë, lumturia është gjithnjë më e fuqishme se trishtimi.

Një moment i lumturisë mund të na bëjë të durojmë një jetë të tërë trishtimi.

2. “Ju nuk mund të pengoni zogjtë e trishtuar të kalojnë mbi kokën tuaj, por ju mund t’i pengoni ata të bëjnë fole në flokët tuaj”.
Në jetë, trishtimet me siguri do të vijë në rrugën tuaj dhe do të ndikojë te ju.

Është në dorën tënde nëse do të mbahesh fort, ose do të mësosh prej tyre dhe do të ecësh përpara në jetë, duke i lënë ato brenga në të kaluarën.

3. “Ai që sakrifikon ndërgjegjen e tij për ambicie, ka djegur një pikturë dhe ka mbajtur hirin”.
Nëse ju keni vetëm një ambicie të madhe por nuk keni ndërgjegje për t’ju udhëhequr në të, ju jeni me të vërtetë të verbër.

Ndërgjegjja juaj është ajo që ju bën të shihni gjithë pamjen e botës dhe jetën tuaj brenda saj.

Ju kurrë nuk mund të arrini në destinacionin tuaj nëse nuk e shihni qartë se ku po shkoni.

4. “Një fije e padukshme lidh ata që janë të destinuar të takohen, pavarësisht nga koha, vendi ose rrethana.
Fija mund të tendoset ose të bëhet lëmsh, por ajo kurrë nuk do të këputet.
Jini i hapur për çdo fije që vjen në jetën tënde, si ato të arta dhe ato që nuk shkëlqejnë, dhe thuri ato për një jetë të shkëlqyer dhe të bukur. “
Ne takojmë vetëm njerëz të cilët jemi të destinuar ti takojmë në jetë.

Me disa, ne kemi kujtime të lumtura dhe, me të tjerët, kemi kujtime që na lëndojnë.

Pa marrë parasysh se çfarë, ne kurrë nuk duhet të mohojmë marrëdhëniet që kemi në jetë.

Mund të mësojmë prej tyre dhe t’i përdorim ato me mençuri për ta bërë jetën tonë më të lumtur dhe kuptimplotë.

5. “Personi që thotë se një punë nuk mund të bëhet, nuk duhet ta ndërpresë personin që e bën atë”.
Nëse heqni dorë nga diçka, kjo do të thotë se po i afrohesh asaj negativisht ose ndoshta nuk po përpiqesh mjaftueshëm.

Në këtë rast, ju kurrë nuk duhet të lejoni negativitetin tuaj të ndikojë tek ai që po vë në atë punë gjitha përpjekjet pozitive për të bërë diçka që kurrë nuk keni menduar se ishte e mundur.

6. “Nuk ka rëndësi sa ngadalë po ecni, për sa kohë që nuk ndaloni”.
Kur jeni duke ecur drejt qëllimit tuaj, është absolutisht mirë që të mos nxitoni në të dhe të lëvizni ngadalë.

Është shumë gjë e mirë që ju po merrni kohën tuaj për të menduar përmes veprimeve tuaja.

Megjithatë, ju duhet të vazhdoni të lëvizni në mënyrë të qëndrueshme.

Ngadalësia nuk është kurrë një problem për sa kohë ecni përpara në jetën tuaj.

7. “Njeriu që zhvendosi malin e filloi duke zhvendosur gurët e vegjël”.
Gjërat e mëdha kurrë nuk arrihen menjëherë.

Çdo gjë e madhe kërkon shumë këmbëngulje deri në fund.

Duhet të vazhdosh të bësh nga pak çdo ditë atë që dëshiron të bësh dhe të mos lodhesh kurrë duke parë sasinë e punës që mbetet.

Përpiquni të përqendroheni në copa të vogla për të arritur të gjithë pjesën e madhe.

Gjithçka që ju duhet është vetëm koha dhe përkushtimi.

8. “Të gjithë e shohin forcën e një lumi të rrëmbyeshëm. Pak e shohin forcën e argjinaturave që e kufizojnë atë. “
Edhe pse mund të shohim lehtësisht pamjen në sipërfaqe, nuk është gjithmonë e lehtë të shohësh shkakun.

Ndonjëherë kur dikush bën diçka të gabuar nga jashtë, mund të ketë qenë shkaktuar nga një gabim më i madh, por i padukshëm.

Është e rëndësishme për ne që t’i mbajmë sytë dhe mendjet tona të hapura në çdo kohë.

9. “Erërat e mëdha janë të pafuqishme të shqetësojnë ujin e një pusi të thellë”.
Nëse jeni të kënaqur me veten tuaj thellë brenda jush, stuhitë që ju vijnë nga jashtë nuk do të ndikojnë në ndjenjën tuaj se kush jeni.

10. “Tension keni kur mendoni se kush duhet të jeni. Relaksimi është se kush je. “
Paqja vjen tek ju vetëm kur e kuptoni se kush jeni me të vërtetë.

Nëse nuk e njihni veten nga brenda, ju mund të mbeteni të shqetësuar për gjithçka që mund të keni.

Në këto kohëra të dhunës ekstreme dhe urrejtjes, përfshirja e kësaj mençuri në jetën tonë mund të jetë hapi i parë për një botë më të mirë./supershendeti.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme