Trasgresioni është një kujtim i largët. Tatuazhi është “normalitet, pas të cilit ekziston një nevojë psikologjike, personale dhe specifike, shpesh sekrete.
Tatuja është një kod, një mesazh i shifruar, dedikim i adresuar për një person, brenda ose jashtë vetes tënde, me të cilin mban nj dialog interior të vazhdueshëm dhe një kontakt viziv constant
1. James Cook në 1771, duke u kthyer nga Thaiti e përshkroi këtë fjalë në ditarin e tij. Fjala tatuazh vjen nga polinezishtja “tatau” që do të thotë, “të dekorosh”. Përllogaritet që gjatë një tatuazhi lëkura shpohet nga 50 deri në 3 000 herë në minutë.
2. Statistikat tregojnë se 15 % e të rriturve dhe 30 % e të rinjve kanë të paktën një tatuazh. Në SHBA, janë rreth 40 % të të rriturve me të paktën nga një tatuazh. Në vitin 2012 numri i vajzave që bënë tatuazhe e kaloi atë të djemve.
3. Ka dhe nga ata që tatuazhet i bëjnë për të fituar para. Kimberly Smith, në vitin 2005, bëri tatuazh në qafë emrin e një kazinoje. Me paratë e kësaj reklame ajo pagoi shkollën e fëmijeve. Ajo njihet si iniciatore e tatuazheve publicitarë.
4. Mes ligjeve më të pazbatueshëm të SHBA ishte ai që ndalonte tatuazhet në Nju Jork, nga viti 1961 deri në 1997. Personi që shini në foton e mëposhtme është njujorkez. Quhet Scott Campbell dhe për një tatuazh merr 1 mijë dollarë në orë. Klientët e tij janë përsonazhe VIP, si Sting apo Courtney Love.
5. Nga Winston Churchill, Franklyn Delano Roosvelt e deri tek George Shultz, sekretari amerikan i shtetit gjatë presidencës Reagan, shumë burra shteti krenoheshin me tatuazhet e tyre. Tatuazhi i Churchill ishte një spirancë.
6. Tatuazhet e marinarëve kanë domethënie të veçanta: kush ka një dragua, do të thotë se ka qenë në Kinë. Nëse ka një breshkë, do të thotë se ka lunduar në ekuator. Edhe marinari Popeye i filmit të njohur vizatimor ka tatuazhin e tij, një spirancë si e Churchill.
7. Individi me më shumë tatuazhe në botë?! Për librin Guinness ai është australiani Lucky Diamond Rich (në foton poshtë), i cili ka kaluar më shumë se 1 mijë orë duke bërë tatuazhe. Trupi i tij është tërësisht i mbuluar prej tyre.
8. Edhe mumja Oetzi (njeriu i Similaun) i gjetur në vitin 1991 kishtë një tatuazh: por më shumë sesa për dekorim, për studiuesit, shenjat e gjetura në trupin e tij mendohet se u përkasin disa terapive mjekësore që ai kishte kryer.
9. Nëse keni dëshirë të bëni një tatuazh, bëjeni tek ndonjë specialist i njohur. Një studim i Universitetit të Ragensburg-ut në Gjermani, tregon se mes 14 pigmenteve të ngjyrës së zezë, disa prej tyre janë toksikë dhe të aftë për të dëmtuar qelizat.
10. Disa studime tregojnë se rreth 30 % e personave që kanë tatuazhe kanë menduar t’i heqin. Por kjo është një ndërhyrje e dhimbshme, që kryhet me lazer dhe nuk garanton efikasitet mbi të gjitha ngjyrat. Bluja dhe e zeza janë më të lehta për t’u hequr, ndërsa e kuqja, e gjelbra dhe e bardha, më të vështira. Pavarësisht teknikave, gjithnjë mbetet një shenjë e tatuazhit edhe pasi ai hiqet./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...