Deti i Vdekur në fakt është liqen që ndodhet në Lindjen e Afërme por shpeshherë e quajmë det.
Cilësohet si deti më i kripur në botë. Kripësia është aq e madhe sa që në të nuk ka jetë, përveç disa mikroorganizmave-baktere. Është det i mbyllur dhe bregun e tij e ndajnë Izraeli dhe Jordania. Ai furnizohet nga lumi Jordan. Kripësia e tij është 30%, gjë që është 10 herë më e lartë se uji i zakonshëm i detrave. Është i gjatë 67 km dhe i gjerë deri në 18 km. Thellësia e tij është 330 m.
1.Po zhduket dalë e ngadalë
Vdekur, në krahasim me disa vite me parë, është duke u zhdukur. Sidomos këto 50 vitet e fundit pamja e tij ka ndryshuar shumë dhe ka lidhje me ngrohjen globale. Izraeli dhe Jordania po përpiqen që të çojnë aty ujin e Detit të Kuq,që gjendet pranë, por deri më tani ky duket një projekt i largët.
2. Sipas Kuranit, ky është një dënim i Zotit
Sipas traditës islamike, Deti i Vdekur është vendi i Sodomës, qyteti që guxoi të fyejë Zotin. Për këtë arsye, Zoti lëshoi një shi squfuri, deri sa u formua Deti i Vdekur. I vetmi që arriti të shpëtonte ishte profeti Lot, që shpërndante fjalën e Zotit. Gruaja nuk e besonte dhe ajo u kthye në statujë kripe.
3.Pirja e këtij uji është vdekjeprurëse
Uji është kaq i kripur saqë po të pihet, mund të jetë vdekjeprurës. Nëse ju keni pirë ujë deti për shkak se nuk keni ditur të notoni, është e nevojshme që të pini 4 herë më shumë ujë normal, për të ekuilibruar prezencën e kripës në gjak. Këtu duhet të pinë 40 herë më shumë ujë. Kështu që është shumë e vështirë të konsumohet kaq shumë ujë. Nëse keni pirë 100 gram ujë deti normal, do ju duhen 4 litra ujë i ëmbël për të arritur ekuilibrin. Llogariteni se sa shumë ujë do ju duhej po të pinit nga Deti i Vdekur. Është e frikshme dhe vdekjeprurëse.
4.Noti është i pamundur
Të notosh në këtë det është pothuajse e pamundur. Pavarësisht kësaj, rreziku mbytjes mbetet sepse nëse ju jeni në një pozicion të çuditshëm brenda në ujë; (për shembull, me kokën poshtë), është shumë e vështirë që të rrotullohesh dhe do të keni vështirës me frymëmarrjen.
5.Në Detin e Vdekur mund të rrihet lehtësish pezull
Imazhe të njerëzve që qëndrojnë lehtësisht pezull mbi ujë. Kjo vjen për shkak të dendësisë së kripës, e cila nuk e lejon trupin që të zhytet në thellësi të tij. Njerëzit mund të qëndrojnë edhe ulur në Detin e Vdekur.
6.Gjendet rreth 420 metra nën nivelin e detit
Një nga kuriozitetet më të pabesueshme të Detit të Vdekur është se ai ndodhet rreth 420 metra në nivelin e detit. Ky është përcaktuar si një depresion natyror. Nëse do të ishte i mundur që ta lidhje me një det tjetër, pas disa qindra vjetësh do të shkaktohej përmbytja e shumë qyteteve rreth kësaj zone.
7.Deti i Vdekur është i kripur për shkak të shkëmbinjve
Nga ana tjetër, kripa e pranishme në këtë vend vjen nga shkëmbinjtë, të cilët janë të përbërë kryesisht nga kripa, që nuk ndryshojnë shumë nga minierat e kripës që janë gjetur në Gjermani. Shiu, i cili gjithmonë ka një komponent pak acid për shkak të substancave që gjenden në atmosferë, arrin tek shkëmbinjtë dhe i gërryen pak. Kjo nxjerr kripën, duke ndihmuar në rritjen e prezencës të saj në ujë.
8.Kripësia e Detit të Vdekur është 10 herë me e lartë se ajo e oqeaneve
Kripësia e këtij pellgu me ujë është me të vërtetë shumë e lartë, pikërisht për shkak të ciklit të veçantë të shiut, i cili avullon duke lënë të gjithë kripën në ujë. Teknikisht ai është duke u bërë gjithnjë e më shumë i kripur. Uji që furnizon liqenin avullon dhe kripa në fakt mbetet në pellgun gjigand. Kripësia e tij është 30%, gjë që është 10 herë më e lartë se uji i zakonshëm i detrave
9.Deti i Vdekur nuk është det, por liqen
Teknikisht, siç mund të shihet në hartë, Deti i Vdekur nuk është gjë tjetër veçse një liqen gjigant. Ai nuk ka asnjë komunikim me detet e tjera dhe për shkak se uji i tij avullon shumë shpejt, nuk ka gjasa që të zgjerojë sipërfaqen e tij.
10.Në Detin e Vdekur nuk ka jetë
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...