Familjet e lumtura kanë lidhje shumë të forta dhe prindërit janë ata që duhet të marrin përgjegjësi për të forcuar dhe për të mbrojtur këto lidhje.
Kjo nuk mund të ndodhë natyrisht në jetën e sotme kaotike ndaj ju duhet të kujdeseni për to me këto 10 hapa:
Respektoni planet e gjithë familjarëve ndërsa vendosni një aktivitet familjar në kalendarin e familjes.
Studimet tregojnë se ngrënia e vakteve së bashku ndihmon në përforcimin e komunikimit.
Kthejini punët e shtëpisë apo pastrimin e kopshtit një përgjegjësi për të gjithë familjarët.
Një deklaratë misioni familjar e shkruar dhe e vendosur diku në shtëpi u kujton gjithë pjestarëve të familjes vlerat dhe cilësitë të cilat ju mbajnë bashkë.
Takimet familjare janë shumë të mira për të marrë vesh si ndihet secili prej familjarëve, për të zbutur keqkuptimet dhe për të planifikuar aktivitete familjare në të ardhmen.
Mbështetja familjare është shumë e rëndësishme dhe nëse ju e forconi këtë lidhje, ajo zgjat gjithë jetën.
Prindërimi është një përgjegjësi që duhet përmbushur nga ju çdo ditë, por kini parasysh se do të jeni prind akoma më i mirë nëse krijoni pak kohë vetëm për veten tuaj.
Të dhuroni kohën tuaj për të përmirësuar jetën e dikujt tjetër është një eksperiencë e fuqishme mësimdhënëse.
9. Përfshihuni në interesat e fëmijës suaj adoleshent
Nuk është e thënë të bëni atë që bën ai, por mund të përfshiheni në pjesëza aktivitetesh që kanë rëndësi për të.
10. Bashkohuni me familjet e tjera
Qofshin këto brenda komunitetit apo brenda grupeve të interesave të përbashkëta, të qenurit me familjet e tjera do të forcojë më shumë lidhjet brenda familjes suaj.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...