Evolucioni gjuhësor është si evolucioni biologjik – ndodh vazhdimisht, brez pas brezi, kështu që nuk ka ndonjë pikë ndarëse mes një gjuhe dhe gjuhës tjetër që zhvillohet prej saj. Prandaj, është e pamundur të thuhet se cila gjuhë është në të vërtetë më e vjetër se tjetra; të gjitha janë po aq të moçme sa njeriu. Pasi e thamë një gjë të tillë, duhet shtuar se gjuhët që i kemi cilësuar si më të vjetrat më poshtë, kanë diçka të veçantë – diçka antike – që i dallon nga gjuhët tjera.
Hebraishtja
Hebraishtja është rast qesharak, sepse thelbësisht u bë e papërdorshme shumë kohë më parë por u ruajt si gjuhë liturgjikale për hebrejtë anë e mbanë botës. Sidoqoftë, me ngritjen e Zionizmit në shekujt 19 dhe 20, hebraishtja përshkoi një proces rigjallërimi dhe u bë gjuha zyrtare në Izrael. Ndërsa versionet moderne dallojnë nga versioni biblik, folësit vendorë të hebraishtes mund të kuptojnë plotësisht se çka shkruhet në Testamentin e Vjetër dhe tekstet e lidhura me të.
Baskishtja
Gjuha baske përbën një mister të madh linguistik. Flitet nga disa baskë që jetojnë në Spanjë dhe Francë, por është krejt e palidhur me ndonjë gjuhë romane [siç janë frëngjishtja dhe spanjishtja] ose me çfarëdo gjuhe tjetër të dynjasë. Linguistët janë hamendur gjatë se me çka mund të ishte e lidhur, por asnjë prej teorive nuk kishte qenë e aftë të provohej. E vetmja gjë e sigurtë është se ekzistoi në atë zonë para ardhjes së gjuhëve romane.
Tamilishtja
Tamilishtja është gjuhë që flitet nga rreth 78 milionë njerëz dhe është e pranuar si gjuhë zyrtare në Sri Lankë dhe Singapor. Hulumtuesit kanë gjetur mbishkrime në gjuhën tamile që datojnë qysh në shekullin e 3 para Lindjes së Krishtit.
Lituanishtja
Familja gjuhësore të cilës i përkasin shumica e gjuhëve evropiane është indo-evropianishtja, por ato filluan të ndaheshin me njëra-tjetrën ndoshta rreth 3500 vjet para Lindjes së Krishtit. Ato u zhvilluan në dhjetëra gjuhë të tjera si, italishtja, gjermanishtja dhe anglishtja, gradualisht duke humbur tiparet e përbashkëta që kishin pasur dikur. Një gjuhë, sidoqoftë, në degën e gjuhëve baltike të familjes Indo-Evropiane, ruajti më shumë karakteristika të asaj që linguistët e quajnë si proto-indoevropianishtja, e vjetër gati 6 mijë vjet.
Farsishtja
Në rast se nuk keni dëgjuar për gjuhën Farsi, ajo flitet në Iran, Afganistan dhe Taxhikistan, mes vendeve tjera. Me siguri keni dëgjuar për persishten, dhe në të vërtetë është gjuha e njëjtë, por me emër tjetër. Farsishtja është pasardhësja direkte e Persishtes së Vjetër, që ishte gjuha e Perandorisë Perse. Persishtja moderne mori formë rreth vitit 800 të kohës sonë, dhe një prej gjërave që e dallon atë nga gjuhët e tjera moderne është se ka ndryshuar tepër pak që nga ajo kohë. Folësit e persishtes së sotme mund ta lexojnë më me lehtësi një tekst të para 1 mijë vjetëve se sa që anglezët mund ta lexojnë Shakespeare-in.
Islandishtja
Islandishtja është një tjetër gjuhë indoevropiane, kësaj here nga dega e gjuhëve gjermanike të veriut [sa për krahasim, anglishtja është po ashtu gjuhë gjermanike, por nga dega e gjermanikes së perëndimit]. Shumë gjuhë gjermanike janë përzier me njëra-tjetrën dhe i kanë humbur disa nga karakteristikat që gjuhët e tjera indoevropiane i kanë, por islandishtja është zhvilluar në mënyrë më konservatore dhe i ka ruajtur disa prej këtyre karakteristikave.
Maqedonishtja
Familja e gjuhëve sllave, që përfshin rusishten, polonishten, çekishten dhe kroatishten mes tjerash, është relativisht e re. Ata filluan të ndahen nga paraardhësit e përbashkët, Protosllavët, kur Cyrili dhe Methodiusi e standardizuan gjuhën, duke e krijuar atë që quhet Sllavishtja e Vjetër e Kirhës, dhe që e krijuan një analfabet për të. Më pas e morën gjuhën drejt veriut në shekullin e 9 dhe shkuan t’i konvertonin sllavët në Krishterim. Ata erdhën nga veriu i Greqisë, ndoshta nga ajo që njihet sot si Maqedonia e Veriut], dhe maqedonishtja mund të cilësohet si gjuha që është më së afërmi e lidhur me Sllavishten e Vjetër Kishtare sot.
Finlandishtja
Finlandezët mund të mos kenë shkruar asgjë deri në shekullin 16, por si me çdo gjuhë, ka një histori që shtrihet shumë prapa në kohë. Është anëtare e së njëjtës familje ku përfshihet estonishtja, humgarishtja dhe disa gjuhë të vogla që fliten përgjatë Siberisë.
Gjeorgjishtja
Regjioni i Kaukazit është një zotë e nxehtë për linguistët që kërkojnë gjuhët e vjetra botërore. Gjuhët kryesore të tri vendeve të Kaukazit, Armenisë, Azerbaixhanit dhe Gjeorgjisë, vijnë nga tri familje gjuhësore krejt të ndryshme – respektivisht indo-evropianes, turkes dhe karvelianes. Gjeorgjishtja është gjuha më e vjetër karveliane, dhe e vetmja gjuhë kaukaze me traditë letrare antike. Është e bukur dhe ka alfabet unik tepër të vjetër – duhet të jetë adaptuar nga aramaishtja dy mijë e treqind vjet më parë.
Gjuha gale irlandeze
Edhe pse gjuha gale irlandeze flitet vetëm nga një pjesë e vogël e njerëzve në Irlandë sot, megjithatë ka histori shumë të gjatë brenda. Është anëtare e degës kelte të gjuhëve indoevropiane, dhe ka ekzistuar në ishujt që sot janë Britania e Madhe dhe Irlanda shumë përpara influencës së fortë të gjuhëve gjermanike./
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...