Sigurisht që kur shkoni nëpër dyqane ose kur shikoni për blerje online, kërkoni të bleni të gjitha gjërat që ju dëshiron zemra.
Por disa gjëra që mund t’i bleni në vendet tjera të botës, nuk mund t’i bleni edhe në Korenë Veriore, transmeton portali arbresh.info
Me vendosjen e sanksioneve nga OKB-ja shumë gjëra janë ndaluar për popullin koreano verior, por përkundër tyre edhe lideri i vendit, Kim Jong-un ka vendosur që një numër i madh gjërash të mos shiten në vend.
Në Korenë Veriore shumë njerëz as nuk e dinë se çfarë është një kondom. Përpos që nuk e dinë nëse ekziston një gjë e tillë, ata as nuk e dinë se si përdoret ky produkt. Në vitin 1985, OKB-ja kreu një program që kishte për qëllim ndalimin e shtatzënisë së padëshirueshme dhe sëmundjeve seksuale të transmetueshme, por sipas të gjitha gjasave kondomët përfunduar duke u shitur në tregun e zi. Megjithatë, shitja e tyre është konsideruar e ulët, për shkak se njerëzit nuk kishin dëgjuar kurrë për një produkt të tillë. Ditëve të sotme ky produkt nuk ekziston fare në treg.
Në ditët e nxehta sigurisht që ju shkon mendja për një pije frekskuese, sidomos Coca-Cola. Në Korenë Veriore kjo është e pamundur. Edhe pse është produkt që njihet nga e mbarë bota, kjo kompani nuk operon në Korenë Veriore për shkak të sanksioneve të vendosura nga OKB-ja. Megjithatë koreano veriorët ia dalin të kosumojnë një tjetër pijë të ngjajshme me të, që shitet përmes tregut të zi nga Kina dhe zakonisht shitet nëpër dyqane për ‘elitarët’.
Për koreano veriorët udhëtimet drejt Koresë Jugore dhe Japonisë, nuk janë asgjë tjetër, përpos një ëndërr e largët. Qeveria ndalon qytetarët që të bëjnë udhëtime jashtë vendit pa marrë leje nga autoritetet. Por shumica e njerëzve, nuk janë të lejuar që të udhëtojnë as brenda vendit. Pheniani është qyteti ku jetojnë më të pasurit e vendit, ndërsa njerëzit e rretheve tjera nuk janë priten mirë aty.
Gjithçka që printohet në Korenë Veriore është e kontrolluar nga qeveria e Kim Jong-un. Në vendin komunist është e pamundur të gjesh për shembull revistën ‘Vogue’, apo ‘Time’. Kjo bëhet me arysetimin që të mbajnë larg njerëzit nga ‘shpërlarja e trurit që bëjnë mediat perëndimore’.
Kur mendoni për ushqim të shpejtë, mendja ju shkon të McDonalds. Hamburgeri i famshëm ka pushtuar pothujase të gjitha pjesët e botës, por jo edhe Korenë Veriore. Kompania nuk është e lejuar që të bëjë biznes në këtë pjesë të botës për shkak të sanksioneve.
Për të gjitha ata që festojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, vendosja e një bredhi në dhomë është gjëja që sjell shumë gëzim nëpër familje, sidomos në periudhën e fundit të vitit. Por në Korënë Veriore, bredhat e Vitit të Ri dhe objektet tjera me prapavijë fetare janë të ndaluara, edhe pse autoritetet thonë që vendi ‘ka tolerancë fetare’, qeveria e shikon fenë si një kërcënim serioz për mënyrën e jetesës së njerëzve të saj. Shumë koreano veriorë janë torturuar që kanë praktikuar zakone fetare, ndërsa disa të tjerë janë burgosur vetëm u është gjetur një Bibël.
Nëse nuk mund të jetoni pa teknologjinë e fundit, atëherë s’ka asnjë shansë që do të mbijetonit në këtë vend. Shumë produkte teknologjikë, përfshirë lap-topët, telefonët e dorës, apo gjërat tjera elekrtonikë janë të ndaluara të shiten në Korenë Veriore. Por si për ironi, edhe pse njerëzit e rëndomtë nuk guxojnë të blejnë nga këto produkte, lideri bën si t’ia dojë qejfi.
Në shumë vende të botës nëpër secilin dyqan do të gjeni produkte pastrimi, por kjo nuk ndodh edhe në Korenë Veriore. Pas të gjithë sanksioneve të vendosura, vendi e ka të pamundur të furnizonet me produkte pastrimi.
Sistemi shëndetësor në Korenë Veriore është i mjerë dhe gjetja e medikamenteve nëpër farmaci është pothujase i pamundur. Nëse një grua në Korenë Veriore vuan nga dhimbjet menstruale, ajo duhet të durojë sepse nuk ka medikamentë për të trajtuar dhimbjen. Mjekët në Korenë Veriore e konsiderojnë aspirinën sikur medikament që trajton të gjitha sëmundjet. Kina e cila ka qasje ekonomike në vendin komunist, pasi ka parë kërkesën në rritje të këtij medikamenti, ka filluar të shesë medikamente fallco për popullin.
Në disa restuaurante anë e mbanë botës është ndaluar pirja e duhanit për shkak të sëmundjeve që sjell, por në Korenë Veriore duhani është ndaluar që kur Kim Jong-II ishte në pushtet. Arsyeja e ndalimit ishte pikërisht ruajtja e shëndetit të liderit. Edhe pas vdekjes së tij, Kim Jong-un vendosi qe ndalesa të qëndronte, por gjithmonë me përjashtime. Kim Jong-un është parë shpesh duke pirë duhan./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...