10 fakte befasuese që nuk i dinit për Kim Jong-un

02:19 | 16 Prill 2017
Trina Galanxhi

Lideri i Koresë Veriore Kim Jong Un është një nga liderët e botës më famëkeq dhe më të mistershëm. Sundimtari komunist erdhi në pushtet pas vdekjes së babait të tij Kim Jong Il në dhjetorin e vitit 2011.

Që kur mori pushtetin Kim Jong Un raportohet të ketë bërë shumë ndryshime dhe dyshohet të ketë vrarë shumë njerëz, përfshirë anëtarë të familjes së tij, madje edhe gjysmë vëllan Kim Jon Nam, në fillim të këtij viti.

Shteti komunist raportohet se po planifikon testin e gjashtë nuklear në fund të kësaj jave.

  1. Data e lindjes së Kim Jong Un, 8 janari është festë kombëtare, megjithëse nuk dihet me saktësi se sa vjeç është ai.
  2. Kim Jong Un është lideri më i ri në botë, sipas të dhënave të listuara nga Treasury.
  3. Kim Jong Un është shumë i dhënë pas basketbollit.
  4. Kim Jong Un raportohet se pëlqen duhanin, uiskin dhe djathin.
  5. Gjysmë-vëllai më i madh i Kim Jong Un, Kim Jong Nam u vra në shkurtin e këtij viti nga dy agjente në aeroportin e Kuala Lumpur.
  6. Kim Jong Un ka dy diploma kolegji.
  7. Kim Jong Un u shkollua në Zvicër.
  8. Kim Jong Un është gjenerali i vetëm në botë që nuk ka përvojë ushtarake.
  9. Kim Jong Un u martua më 2009 me Ri Sol Ju. Çifti kanë një vajzë me emrin Ju Ae.
  10. 10. Kim Jong Un më 2013 arrestoi dhe ekzekutoi axhën e tij për tradhti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme