Një katastrofë që gati 252 milionë vjet më parë gati zhduku jetën nga faqja e Tokës, në tranzicion midis periudhave Permian dhe Triasikut, u shkaktua nga një shpërthim gjigant vullkanik në Siberinë e sotme.
Kërkimet e reja ndërkombëtare mund të ndihmojnë në zgjidhjen e misterit të saktë të shkakut të zhdukjes më të madhe në historinë e planetit tonë. Flora dhe fauna e larmishme e periudhës Permian kanë humbur 95 për qind të specieve të tyre për mijëra vjet. Një ngjarje e quajtur Shuarja e Madhe është periudha në të cilën jeta në Tokë ishte më afër zhdukjes së plotë.
Shkencëtarët kanë debatuar gjatë për shkaqet e mundshme – nga goditjet e meteorëve te shpërthimet vullkanike të shkaktuara nga ndryshimi i klimës.
Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve nga Qendra Helmholtz për Kërkime Oqeanike në Kiel dhe Qendra Kërkimore për Gjeo-shkencat në Potsdam Gjermani, së bashku me kolegët nga Shkolla e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Saint Andrews, zhvilluan një studim të ri të hollësishëm duke studiuar fosilet për të përcaktuar pH e oqeaneve.
Ekipi i drejtuar nga Han Yurikov përcaktoi se shkas për zhdukjen ishte ngritja drastike e dyoksidit të karbonit në atmosferë, si pasojë e shpërthimit vullkanik në Siberinë e sotme. Pastaj më shumë se 100,000 miliardë ton karbon hynë në atmosferë. Kjo sasi është 40 herë më e madhe se sasia totale e karbonit në rezervat ekzistuese të karburanteve fosile.
Gjetjet e tyre treguan se çlirimi i dyoksidit të karbonit çoi në ngrohje ekstreme dhe “acidifikim” të oqeanit, i cili ishte vdekjeprurës për shumë organizma, veçanërisht ata me kocka dhe guaska të bazuara në karbon kalciumi.
“Kërkimi ynë përfaqëson rindërtimin e parë të saktë të burimeve të karbonit dhe shkakun e krizës, si dhe zbulimin e proceseve pasuese që çuan në zhdukjen më të madhe në historinë e Tokës. U deshën qindra mijëra, madje miliona vjet që ekosistemi të rimëkëmbet nga kjo katastrofë, “tha Yurikov.
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...
Zbulohet memoriali i daljes së parë publike të UÇK-së
“O sa mirë me qenë shqiptar!”- Banorët sjellin atmosferë pat...
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...