Një grua në Virxhinia të SHBA-s natën dëgjonte zhurma në tavanin e shtëpisë së saj, dhe pasi njoftoi policinë mori vesh që aty jetonte një i pastrehë.
Banorja e shtëpisë ka thënë se kur kishte dëgjuar në fillim zhurmat nuk iu kishte kushtuar vëmendje pasi që pronari mbante gjëra të tij personale aty, prandaj kishte menduar që zhurmat i shkaktonte ai.
Pasi që kishte biseduar me pronarin, gruaja e cila dëshiron të mbetet anonim, kishte vendosur të njoftojë policinë, dhe kishte kuptuar se në tavanin e shtëpisë së saj jetonte një i pastrehë 60 vjeçar, shkruan FoxNews.
Policia ka marrë në paraburgim personin në fjalë, i cili akuzohet për hyrje me forcë. Policia nuk e di saktë se për sa kohë ai ka qëndruar brenda në shtëpi, mirëpo besohet se ka qëndruar për një kohë të gjatë.
Vuçiç reagon pas protestës së mijëra qytetarëve në Beograd: ...
Egli Tako kërkon të rikthehet në shtëpinë e “Big Brother VIP...
Parashikimi i motit për nesër
Pesë shenjat më të zakonshme në trupin tuaj që tregojnë mung...
Këto janë mënyrat se si shqetësimi i tepërt ndikon tek fëmij...
Tre gjëra që nuk duhet të bëni kurrë pas ndarjes