Koha duket sikur kalon shumë shpejt kur argëtohemi dhe të ngadalësohet kur jemi të mërzitur.
Për shekuj të tërë, perceptimi subjektiv i kohës ka shqetësuar filozofët dhe artistët. Tani, shkenca mund të ketë gjetur shpjegimin neurobiologjik të këtij misteri.
Në një studim të zhvilluar tek minjtë të publikuar në revistën “Science”, studiuesit e “Centro Champalimaud” në Lisbonë kanë vënë re se neuronet që çlirojnë dopaminë kanë rol në mënyrën se si perceptohet koha. Dopamina është një substancë kimike e prodhuar nga truri e lidhur me qendrat e kënaqësisë dhe neuronet që e prodhojnë ndodhen në një strukturë të thellë të trurit që quhet “substantia nigra pars compacta”, që nëse dëmtohet ndryshon perceptimin e kohës, sikurse vihet re tek të sëmurët me Parkinson.
Për t’u thelluar më shumë në këtë studim, neuro-shkencëtarët i mësuan minjve të vlerësojnë nëse kohëzgjatja e një intervali mes dy tingujsh ishte rreth 1,5 sekonda. Në saj të testeve të ndryshme u vu re se duke stimuluar këto neurone minjtë kishin tendencë të nënvleftësonin kohëzgjatjen. Në të kundërt duke i penguar këto neurone ata e mbivlerësonin.“Kjo tregon se aktiviteti i këtyre neuroneve, i vetëm, mund të ndryshojë perceptimin e kohës”, shpjegoi Joe Paton, autori kryesor i këtij studimi.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...