Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit kanë bërë foshnja me speciet e ngjashme me njeriun, Neandertalët. Kjo histori seksuale ka lënë gjurmë në ADN-në tonë duke ndikuar sistemin imunitar dhe metabolizmin, sipas një studimi të ri të publikuar në “The Journal of Science”.
Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat gjenetike të më shumë se 1,500 njerëzve nga e gjithë bota dhe kanë konstatuar se njerëzit kanë pasur histori seksuale me paraardhësit e njeriut modern, Neandertalët.
Ata mësuan se disa aziatikë, evropianë dhe madje edhe melanesianë kanë prejardhje nga Neandertalët dhe Denisovanësit.
Këto takime seksuale mund të kenë luajtur një rol të rëndësishëm në biologjinë e njeriut duke ndikuar në lëkurën tonë, flokët dhe duke na dhënë përparësi në luftimin e infeksioneve dhe në shfaqjen e alergjive, si alergjitë e pluhurit, ndaj maces, etj.
“Shumë nga këto gjene të trashëguara janë përfshirë në imunitetin tonë dhe ka të ngjarë që kanë ndihmuar të parët tanë që të luftojnë patogjenet e reja ndaj të cilave janë ekspozuar gjatë shpërndarjes së tyre në mjedise të reja,” ka thënë për CNN eksperti i Universitetit të Uashingtonit Joshua Akey, i përfshirë në këtë studim.
“Studimet si ky na ndihmojnë për të kuptuar më mirë burimet që kontribuojnë në modelet e diversitetit gjenetik të njeriut”, tha Akey.
Ky studim u jep shkencëtarëve të dhëna të reja në lidhje me ADN-në arkaike që mund të ketë ndikuar në tiparet e njeriut modern.
Zgjedhjet në SHBA, njohësit: Demokratët kanë lidhje emociona...
Macron uron Trumpin, shpreh gatishmërinë për të punuar së ba...
Krasniqi uron Trumpin: Lidhja mes Kosovës dhe SHBA-ve shkon ...
Grenell: Amerika dhe bota u shpëtuan, paqja do të vijë së sh...
Zelensky uron Trumpin dhe llogarit në mbështetjen e SHBA-së ...
Rutte: Trump do të jetë përsëri çelësi për ta mbajtur të for...