“Më parë isha e varur nga ushqimi, tani varësia ime e vetme është për aktivitetin fizik. Çdo progres gradual më dha forcë për të ndryshuar pamje dhe stilin e jetës”.
Tara Kavanagh, është një nënë amerikane 35 vjeçe nga Rapid City, në South Dakota, e cila deri një vit e gjysmë më parë, peshonte 135 kilogramë, por ishte një event ai që çoi në kthjellimin e saj dhe marrjen e vendimit për të ndryshuar.Ajo në një vit e gjysmë humbi 60 kilogramë, duke u transformuar e gjitha.Gruaja nuk bënte gjë tjetër veçse rrinte në shtëpi dhe konsumonte ushqim aspak të shëndetshëm, sidomos produkte fast foodi.
Vdekja e një miku të saj, i cili ashtu si ajo ishte prekur nga obeziteti, bëri që Tara të reflektojë.“Kuptova se jeta është e shkurtër dhe duhet jetuar siç duhet. Nuk mund të rrezikoja të vdisja. Kushti që nisa të zbuloj ushqimet e shëndetshme dhe të merrem me aktivitet fizik në shtëpinë time”, tregon gruaja për “Mirror”, raporton noa.al.Ajo tregon se në fillim ndryshimet ishin të pakta, ndërsa më tej nisi që të shohë progres.
“Të luftosh me obezitetin nuk është e lehtë. Në vitin e fundit kam shkatërruar makineri të ndryshme stërvitjeje, por tashmë jam krenare për linjat e mia. Kam qenë mbipeshë gjithë kohën dhe e pranoja si normalitet. Por tashmë e kam kuptuar se nuk dua ta braktis rrugën drejt shëndetit dhe lumturisë”, shprehet ajo.
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...