Të gjithëve na ka ndodhur pa dashje të gëlltisim çamçakëz, ndërsa mitet të cilat përhapen për atë çka ndodh pastaj, si për shembull – “do të ngjiten zorrët”, shpesh na shqetëson.
Gastroenterologia dr. Lisa Ganxhhu për Basfid zbulon çka më saktë ndodh kur do të gëlltisim çamçakëz dhe nëse ekziston arsye për t’u brengosur.”Trakti jonë i tretjes është jashtëzakonisht i fuqishëm.
Nëse mund të përpunojë një pjesë mish, atëherë mundet edhe një çamçakëz. Kur ai do të hyjë njëherë brenda, do të dalë si gjithçka tjetër. Nuk ekziston periudhë kohore për përpunimin e çamçakëzit, sepse kjo varet nga njeriu individualisht”, thekson drejtoresha dhe përmend se dallimi i vetëm është në atë që çamçakëzi nuk zbërthehet tërësisht, për shkak të specifikave të tij.
Megjithatë, Ganxhhu rekomandon që kjo të mos na ndodh shpesh, sepse megjithatë, çamçakëzi mund të bllokohet në ezofag dhe të shkaktohen probleme serioze.
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...