Giorgio Armani stilisti i famshëm po prezanton këto ditë në Milano të Italisë pasionin e tij për luksin, këtë herë sa i takon mobilimit, duke ofruar stile të ndryshme për vende të ndryshme të botës.
Për herë të parë janë prezantuar planet e elaboruara nga Studioja e Dizajnit të Shtëpisë Armani, në formë skicash në letër, video-grafiqe, fotografi dhe objekte me materiale speciale.
“Prej 10 vjetësh studioja ime e dizajnit punon për projekte të jashtëzakonshme në të gjithë botën, duke u dhënë jetë zgjidhjeve kreative të reja, në të cilat një estetikë elementësh luksozë interpretohet përmes kulturës dhe etosit të vendeve”, ka thënë Armani.
“Me këtë ekspozitë kam dashur të tregojë një eksperiencë të artikuluar dhe komplekse, një udhëtim drejt inovacionit të mikpritjes dhe dëshirës për të jetuar, duke bashkëpunuar me mjeshtrit e mëdhenj të arkitekturës bashkëkohore”, ka shtuar stilisti. /arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?