Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci e shoqëruar nga asambleistja Kimete Zeqa ka vizituar sot shoqatën “Klubi Dëshira”, që ofron përkujdesje ditore për personat me ngecje mendore dhe intelektuale.
Bogujevci ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është që të njihet për së afërmi me kushtet dhe nevojat që i ka kjo shoqatë. Ajo, po ashtu, ka njoftuar se Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka të planifikuara edhe subvencione për aktivitetet të ndryshme, ndërsa i inkurajoi që të bashkëpunojnë me bibliotekën e qytetit në mënyrë që të avancohen edhe më tej në shkrim dhe lexim. Një prej mundësive të tjera, sipas Bogujevcit është që në bashkëpunim me Teatrin e Qytetit dhe institucionet e tjera këtyre personave t’u ofrohet mundësia e zhvillimit të një jete normale.
Të pranishmit kanë falënderuar përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës për vizitën, si dhe janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim për mundësitë që i ofron Komuna e Prishtinës.
Ndërkaq, më 13 te tor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Ngecje Mendore dhe Intelektuale, drejtoresha Bogujevci, grupi i grave asambleiste, dhe përfaqësues të Zyrës për Çështje Gjinore do ta vizitojnë shoqatën.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...