Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Lipjanit, nëpërmjet të cilit, për ndërtimin e Qendrës Rinore në Lipjan, do të investojë 250 mijë euro, projekt ky në të cilin Komuna e Lipjanit do të participojë me 137 mijë euro.
Me këtë rast, ministri i MKRS-së dhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, vlerësuan lartë këtë projekt të përbashkët mes MKRS-së dhe Komunës së Lipjanit, me të cilin Lipjani bëhet me qendër rinore.
“Ministri Shala u shpreh se kjo qendër rinore moderne, do të jetë edhe një mundësi më shumë për rininë e Lipjanit dhe si e tillë do të krijojë kushte moderne që rinia të mund të zhvillojë normalisht aktivitet e saj”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, ministri Shala u shpreh se MKRS-ja është duke punuar ngusht me komunat e Kosovës në funksion të përmirësimit të infrastrukturës për të ndihmuar aktivitet e të rinjve, si dhe në krijimin e mundësive bashkëkohore për zhvillim të mëtutjeshëm të tyre.
Ndërsa, kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti e falënderoi ministrin Shala për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, sidomos në projekte të përbashkëta, të cilat janë në funksion të përmirësimit të infrastrukturës në fushat me interes për rininë, kulturën dhe sportin.
Ai, po ashtu u shpreh se me këtë qendër për rinore, Lipjani përfiton një objekt modern, ku të rinjtë e këtij qyteti do të gjejnë një ambient të dinjitetshëm për të ushtruar aktivitet e tyre.
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...