Google ADS

“Zgjoi” triumfon edhe në Francë

23:13 | 23 Tetor 2021
A. B.

Filmi “Zgjoi” i regjisores kosovare, Blerta Basholli, është dhënë premierë tashmë në shumë vende të botës.

Ky film ka fituar çmimin kryesor “Golden Antigone” në edicionin e 43-të të Festivalit Mediteran të Filmit “Cinemed”, shkruan arbresh.info

Lajmin e ka bërë të ditur Blerta përmes një postimi në llogarinë e filmit ‘Zgjoi’ në Instagram, ku njoftoi se ky është çmimi i 13-të që merr ky film.

“Filmi nën regji të Blerta Bashollit ka marrë çmimin kryesor “Golden Antigone” në edicionin e 43-të të Festivalit Mediteran të Filmit “Cinemed”. Festivali që mbahet në Montpellier të Francës, nisi më 15 tetor dhe përfundoi sonte me ndarjen e çmimeve”,ka shkruar ajo.

“Zgjoi”, filmi që është bazuar në ngjarje të vërtetë, atë të grave të Krushës, përkatësisht të Fahrije Hotit, është i propozuar nga Kosova në garën e çmimeve ‘Oscars’. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme