Pushimorja bregdetare greke, Paralia, ishte nikoqire e Festivalit të pestë ndërkombëtarë të ansambleve, shoqërive kulturo artistike si dhe koreve nga dhjetëra shtete evropiane.
Pjesë e manifestimit është edhe Shoqëria Kulturoro-artistike “ Zëri i Luginës “ nga Bujanoci e cila është prezantuese e vetme e këtij zhanri kulturor nga gjitha viset shqiptare.
Në vazhdën e paraqitjeve publike, grupi i valltarëve të “ Zërit të Luginës “ të mërkurën në mbrëmje ka performuar në qendër të Paralisë, ngjarje kjo e cila në masë të madhe gëzoi kureshtje nga publiku vendor por edhe një numër i konsiderueshëm i turistëve nga e gjithë bota.
Padyshim, kjo paraqitje në masë të madhe ka entuziazmuar edhe emigrantët shqiptarë në këtë pjesë të Greqisë. Përveç paraqitjes skenike emocion të veçantë tek emigrantët ka zgjuar edhe defilimi i vashave dhe djemve shqiptarë me veshje kombëtare.
Duke u gjetur në një situatë të tillë, mjaft të gëzuar ishin edhe vet drejtuesit e “Zërit të Luginës “.
“ Ishte një privilegj i madh për ne si shoqëri të jemi pjesë e një festivali të tillë ndërkombëtarë kur kihet parasysh se shumë pak grupe kulturore shqiptare ftohen në Greqi “, u shpreh për Titullin koreografi Burhan Limani, i cili në emër të Sh.K.A. “ Zëri i Luginës “ u nderua me mirënjohje nga organizatorët.
E lumtur për pjesëmarrje shprehet edhe valltarja Leonita Hajdari. “ Ishte një përvojë e jashtëzakonshme për mua, kjo më stimulon të punoj edhe më shumë dhe sa më denjësisht t’i prezantoj shqiptarët “, thotë ajo.
Edhe valltari Isa Kstrati është krenar me performansën në Greqi.
“ Gjithçka kaloi për mrekulli, përfshirë organizimin, akomodimin, kushtet dhe natyrisht shoqërinë këtu “, theksoi ai.
Të enjten ndërkaq, Sh.K.A. “ Zëri i Luginës “ ka vallëzuar në pushimoren e njohur “ Olimpic Beach “.Edhe këtu, vashat dhe djemtë nga Bujanoci shfaqën një performansë të shkëlqyeshme të valles së karadaket.
Në Festivalin e 5-të Ndërkombëtar të këngëve dhe valleve “ Muzika dhe deti“ i cili ka nisur më 21 dhe mbaron më 26 shtator ku marrën pjesë rreth 700 anëtarë, kryesisht nga Greqia, Bullgaria, Serbia, Maqedonia, Bullgaria, Moldavia, Ukraina, Polonia, Bjellorusia, Rusia, etj.
Portali Informativ-Titulli ka përcjell këtë ngjarje kulturore për së afërmi në Greqi dhe së bashkë me grupin e Shoqërisë Kulturore-artistike “ Zëri i Luginës “ ka vizituar edhe vende tjera turistike në Greqi.
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...