Google ADS

Zbulohet pas 3 shekujsh sekreti i Rembrandt

22:08 | 15 Janar 2019
Trina Galanxhi

Zbulohet pas 3 shekujsh sekreti i piktorit të madh Rembrandt, që i bënte veprat e tij të artit të dukeshin tredimensionale.

Është përdorimi i një minerali të veçantë në përzierjet e pigmenteve që ai përdorte, që në pikturat antike gjatë historisë është përdorur shumë rrallë.

Zbulimi është bërë nga kërkuesit e Universitetit të Amsterdamit dhe konsiderohet mjaft i rëndësishëm pasi do ndihmojë tani në teknikat e restaurimit të veprave të artit të piktorit të epokës së artë të pikturës holandeze.

Veçantia e veprave të tij gjithnjë ka kuriozuar kritikët dhe ekspertët më të mëdhenj të arit , pasi mënyra se si reflektohet drita të jep përshtypjen dhe ndjesinë sikur mund protagonistët apo objektet bëhen të prekshme. Përbërësi që mungonte deri më sot në përzierjet e tij specifikojnë ekspertët është sekreti dhe është një lloj minerali që quhet plumbonakrit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme