Historianët e artit më në fund kanë arritur të zbulojnë identitetin e nënës së Leonardo Da Vinçit, gati pesë shekuj pas vdekjes së artistit.
Nëna e Da Vinçit, Caterina di Meo Lippi, ishte jetime që jetonte në një shtëpi ferme me gjyshen e saj në kodra të largëta rreth 1 mijë milje nga vendi ku ajo mbeti me barrë, transmeton portali arbresh.info
Hulumtimet e reja zbulojnë se ajo ishte vetëm 15 vjeç kur u josh nga një avokat më i madh se ajo dhe ngeli me barrë.
Për shumë kohë të gjatë, historianët e artit janë përpjekur që të zbulojnë më shumë rreth jetës së saj, ndërsa është spekuluar se ajo ishte skllave nga Afrika apo Kina, por zbulimet e reja thonë se ajo ishte nga Italia.
Sipas historianit të artit, Martin Kemp, Caterina u josh nga avokati 5 vjeçar, i quajtur Ser Piero da Vinci, i cili punonte në Firence.
“Të ishte e mitur dhe të ngeleshe me barrë me një lidhje jashtë martesore, në Italinë e asaj kohe kjo gjë konsiderohej e tmerrshme”, sqaron Kemp.
Babai i Caterinës, Bartolemeo Lippi, u zhduk kur ai ishte i ri dhe nëna e gjeniut u rrit nga gjyshja e tij, e cila vdiq në vitin 1451.
Leonardo, i cili ishte lindur më 14 prill 1452, ndoshta u rrit në shtëpinë e babait të Ser Piero, të cilin Profesori Kemp e zbuloi duke shikuar përmes arkivave, domethënë kthimin e taksave, ku vuri në dukje se në shtëpinë e tij kishte ishte edhe një djalë i paligjshëm.
Më pas Caterina është martuar me një fermer lokal të quajtur Antonio di Piero Buti dhe babai i artistit gjithashtu u martua me një grua tjetër.
Nga martesa e saj, Caterina kishte një djalë dhe katër vajza.
Sipas dokumentave të zbuluar nga Kemp, Caterina në vitin 1949 kishte shkuar që të jetonte me Leonardon.
Studiuesi ka gjetur edhe një shënim të shkruar nga Leonrado i cili besohet se ka paguar shpenzimet e varrimit në Milano për një grua që quhet Caterina nga Firence./Arbresh.info
Kryeministri Kurti mirëpriti ambasadorin e Turqisë në Kosovë...
Veliaj: Tirana ndriçohet sonte për festat e fundvitit
Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Kurti...
E akuzoi qeverinë për djegien e IML-së, Haxhiu i bën thirrje...
Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, arrestohet edhe një person –...
Gërvalla niset për në Bruksel, do të paraqes situatën aktual...