Arkeologët kanë zbuluar në Pompei një banak të ushqimit të shpejtë, i cili ishte në gjendje të ruajtur mirë.
Banaku i zbukuruar i rostiçerisë, i zbukuruar me modele polikromi dhe i ngrirë nga hiri vullkanik, u zhvarros pjesërisht vitin e kaluar, por arkeologët shtrinë punën në vend për ta zbuluar atë në gjendjen e rujatur shumë mirë, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Pompei, qyteti i lashtë, u varros nga hiri vullkanik që shpërtheu në vitin 79 pas Krishtit, duke lënë të vdekur rreth 15 mijë njerëz.
Në fazën e fundit të punës së tyre, arkeologët zbuluan një numër skenash ende të gjalla, duke përfshirë përshkrime të kafshëve që besohet se kanë qenë në menu, veçanërisht dhe gjithashtu një gjel dhe objekte tjera për të shërbyer verë ose pije të nxehtë.
Shkencëtarët ishin gjithashtu në gjendje të grumbullonin informacione të reja të çmuara mbi zakonet gastronomike në qytet që datojnë nga shpërthimi, i cili përfshiu Pompein dhe qytetin fqinj Herculaneum.
Ekipi gjeti fragmente të kockave të rosave, si dhe mbetjet e derrave, dhive, peshqve dhe kërmijve në enët prej balte. Fasulet e grimcuara fava, të përdorura për të modifikuar shijen e verës, u gjetën në fund të një kavanozi.
Shkëncatërt janë duke vazhduar hulumtimet në Pompei për gjetje tjera arkeologjike./arbresh.info/
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu