Këngët do të studiohen më shumë, do të dëgjohen më shumë nga ekipi i cili i ka zbuluar
Hulumtuesit e Universitetit të Akronit kanë arritur që me anë të teknologjisë modern të nxjerrin në pah këngë të harruara e të kënduara nga viktimat e Holokaustit gjatë qëndrimit në kampet naziste të përqendrimit.
Një projekt i fundit ka zbuluar që “Këngët e Henovillit”, realizuar në gjuhën hebre dhe gjermane dhe të zhdukura për shumë kohë, janë gjetur tanimë.
Këngët janë kënduar nga viktimat të cilat nazistët i detyronin të këndonin derisa shkonin të kryenin punët e tyre dhe ktheheshin nga to.
“Është magjike të tregojmë se kemi zbuluar diçka të tillë, ndoshta zbulimi më i madh i lidhur me Holokaustin së fundmi. Kemi melodi të njerëzve që kanë kënduar dhe e kanë ditur se do të vdesin shumë shpejt” tregon David Baker, drejtor i Qendrës Psikologjike “Dorothy dhe Nikolas Cummings”.
“Ka rreth 70 vite që këto këngë nuk janë dëgjuar. Emocioni është i fuqishëm edhepse është fshehur për një kohë të gjatë” tregon ai.
Këngët do të studiohen më shumë, do të dëgjohen më shumë nga ekipi i cili i ka zbuluar.
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse
“Mirënjohje atyre që ndryshuan rrjedhën e historisë”, Begaj:...
Valon Berisha shënon gol ndaj Borac Banja Luka
Gabbia vazhdon me Milanin deri në vitin 2029