Aktorja kryesore e filmit “Zgjoi”, Yllka Gashi, ka thënë se hyrja në 15-she e filmit kosovar është tanimë një ngjarje historike edhe nëse nuk hyn në 5-she.
Megjithatë, ajo thotë se shpreson shumë që “Zgjoi” të jetë i nominuar për çmimin prestigjioz “Oscar”, njofton Klan Kosova.
“Hyrja në këtë listë është kënaqësi dhe nder. Ky është hapi i parë dhe shumë i madh që “Zgjoi”. është në mesin e 15 filmave të përzgjedhur. Vetëm pesë që do të nominohen dhe shpresojmë që të kemi fatin dhe të jemi në mesin e të nominuarëve”.
Gashi në Edicionin Special ka thënë se derisa Kosova hyri në këtë listë të ngushtë nga 93 vende sa ishin në konkurrencë, gjasat janë edhe për t’u futur në pesë filmat e dominuar. Por, ajo tha se tani lufta është e pamëshirshme.
“Kosova më afër nominimit s’ka qenë asnjëherë ngaqë ne edhe nëse mbesim me këtë sukses me hyrjen e ngushtë, prapë se prapë për ne si shtet, por edhe si artistë do të jetë sukses historik dhe i jashtëzakonshëm që besoj se do t’ua trasojë rrugën dhe do t’ia bëjë më të lehtë filmbërësve të rinj të Kosovës”.
Gashi tha se këtë lajm të gëzueshëm ia dha producenti i filmit, Yll Uka, por se lajmin ende s’e ka ndarë me Fahrije Hoti, por se sapo ta merr vesh ajo do të flasin për t’ia uruar suksesin njëra-tjetrës.
Aktorja tha se “Zgjoi” e ka bërë punën e një diplomati kulturor saqë ka nxitur njerëzit që të hynë në Google dhe të kërkojnë jo vetëm për historinë e Kosovës dhe Krushës, por edhe për ajvarin.
Gashi tha se në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të bëhet përzgjedhja e pesë filmave që do të garojnë për të marrë çmimin “Oscar”.
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...
Pas largimit të Redonit, Egli befason me këtë deklaratë
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...
“E dua Liverpoolin”, Van Dijk flet për të ardhmen mes intere...
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...