Çdo herë e më shpesh shohim dhe dëgjojmë për të rinjtë shqiptarë që arrijnë suksese nga më të ndryshmet edhe jashtë vendit tyre të origjinës, qoftë në muzikë, në art, në sport, por edhe në fusha të tjera. Me punën e tyre ata e prezantojnë së pari veten e tyre, por edhe vendin prej nga vijnë.
E tillë është fotografja dhe regjisorja shqiptare Xheni Çuni, e cila është me origjinë nga Fieri i Shqipërisë, por që jeton dhe vepron në Dyseldorf të Gjermanisë. Ajo, edhe pse e re në moshë, me punën dhe me veprat e saj është duke u vlerësuar lart çdo ditë e më tepër.
Xheni është e vetmja studente shqiptare që tani i ka përfunduar studimet për art dhe film në Akademinë e Arteve në Dyseldorf të Gjermanisë, akademi kjo nga e cila kanë dalë shumë artistë që sot kanë bërë emër në botën e artit dhe të filmit.
Kështu, kjo akademi këtë javë ka hapur dyert për studentët të kenë mundësi t’i prezantojnë veprat e tyre, e njëra ndër ta është edhe Xheni Çuni, e cila po merr pjesë me projektin e titulluar “Beyond eyes” (Përtej syve).
Kjo ekspozitë është më ndryshe nga që jemi mësuar të shohim zakonisht, ndërsa për temë i ka njerëzit të cilët e kanë humbur shikimin, pra njerëzit e verbër, por të cilët merren me art, por që, për fat të keq, punën që e bëjnë nuk e shohin me sytë e tyre. Këta njerëz shfrytëzojnë burime tjera gjatë realizimit, siç janë: dëgjimi, nuhatja, shija etj., duke i kombinuar me intuitën, kujtimet etj.
Xheni Çuni është një fotografe e re, puna e së cilës fokusohet në tema që ndërlidhen me artin vizual, me njerëzit dhe me bukuritë natyrore. Ajo e ka ekspozuar punën e saj në Akademinë e Arteve të qytetit të Dyseldorfit, por edhe nëpër qytete të ndryshme të Gjermanisë, sikur edhe në shumë shtete tjera. Përveç kësaj, në vitin 2011, ajo e mori një çmim në Awards Worldwide Photography Gala. Xheni e konsideron fotografinë si një perceptim vizual të njerëzve dhe të historisë së tyre. Për shkak të procesit të globalizimit në vazhdim, multikulturalizmi është gjë e zakonshme në prodhimin e artit. Prandaj, ajo i percepton individët nëpërmjet objektivit të kamerës së saj, ashtu dikur edhe prej përvojës së saj multikulturore. Fotot e saj tregojnë historinë e njerëzve, bukurinë e tyre të brendshme dhe i ndihmojnë ata ta zbulojnë veten në një mënyrë krejt të re.
Prezantimin e punës ajo e ka bërë në disa vende, si në Shqipëri, Kosovë, Turqi, Greqi, Gjermani, Australi etj., ku edhe i ka marrë disa çmime.
Krahas punës si fotografe, Xheni Çuni punon edhe në regjinë e televizionit gjerman ZDF si realizuese e programit të mëngjesit, sikur edhe në televizionin WDR.
Por, sikur nuk i mjaftojnë të gjitha këto, prandaj Xheni në muajt e ardhshëm do t’i bashkohet ekipit të serialit, ndër më të shikuarit në Gjermani “Hafenkante”, në Hamburg. Aty ajo do të punojë përkrah regjisorëve që janë emra në industrinë e filmit në Gjermani, por prapë do t’i mbetet besnike fotografisë dhe punës në televizion, për të cilat mendon se nuk do t’i braktisë asnjëherë.
B.ZH
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...