Dhanë një kontribut të madh në muzikën shqiptare. Këta artistë përmes këngëve të tyre thyen kufijtë dhe shfaqën vlerat dhe traditat e vendit, ngado ku performuan.
Por, edhe pas shumë vitesh duket se kontributi i këtyre artistëve u vërejt vetëm në admirimin ndaj tyre por jo edhe në gatishmërinë e institucioneve për t`iu ofruar kujdesin e duhur.
Madje, sipas Ministrisë së Kulturës, as që ekziston një ligj i tillë për kompensim ndaj këtyre artistëve.
Jehona Shyti, drejtoreshë për kulturë në MKRS, thotë se kjo temë është diskutuar shumë herë.
Shyti tregon se ata vazhdimisht kanë pranuar edhe ankesa nga artistë, të cilët kanë kërkuar që kontributi i tyre të shpërblehet.
E duket se kjo gjë nuk është e rregulluar as nga Ministria e Punëve dhe Mirëqenies Sociale.
Bahri Xhaferi drejtor në Departamentin për Pensione, thekson se nuk ekziston një pension i veçantë për artistët.
Ani pse nuk ekziston një ligj për një pension të tillë, duket se Qeveria e Kosovës, kishte bërë përjashtime për dy artistë.
Në vitin 2018, në mbledhjen e qeverisë kishte marrë një vendim që e ndjera Nexhmije Pagarusha të merr një kompensim mujor.
T7 mëson se një mbështetje financiare, i ishte dhënë edhe artistit të njohur shqiptar Ismet Bogujevci.
Kjo gjë u konfirmua edhe nga MKRS.
Ndërkohë Shyti shpreson së me ardhjen e Ministres së re në MKRS, kjo temë do të hapet përsëri e të merret një vendim për këto kompensime.
Deri atëherë, artistët, pavarësisht sakrificave që të përfaqësojnë denjësisht Kosovën anekënd botës, do të vazhdojnë të jetojnë pa asnjë mbështetje financiare nga shteti./blic/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...