Nga të gjitha pronat e regjistruara në Kosovë, vetëm 15 për qind e tyre janë të regjistruara në emër të grave. Kështu u bë e ditur sot në tryezën me temën “Gratë dhe Pronat”, e cila u mbajt sot në kuadër të Festivalit për të Drejtat e Njeriut – “Femart”.
Përfaqësuesja e Agjencisë për Barazi Gjinore, në zyrën e kryeministrit, Leonora Selmani derisa dha shifrat e regjistrimit të pronave në emër të grave shtoi se në momentin e mosregjistrimit të pronës në emër të gruas, për shkaqe të ndryshme, paraqiten probleme.
“Ky 15 për qindësh, shumica është pronë e veçantë, pronë që e ka trashëguar, pronë që pas martesës i ka dhënë dhuratë dikush, por shumë pak raste ka që ajo është regjistruar bashkë me burrin. Dhe në rastet kur ato qysh në fillim nuk po e regjistrojnë pronën vetë që është e tyre, e kanë krijua vetë bashkë me burrin, problemet po vijnë në vazhdimësi, sepse në momentin e vdekjes së njërit nga bashkëshortët ose në momentin kur dikush duhet ta trashëgojë atë pasuri ajo nuk mund ta trashëgojë, në këtë rast edhe vajza e saj e ka problem me trashëgu sepse nuk ka qenë e regjistruar më kohë”, tha ajo.
Ndërkaq, sociologia Sibel Halimi tha se për të ndryshuar botëkuptimet e gjeneratave të reja, qoftë edhe në lidhje me të drejtën e pronës, atëherë duhet të punohet shumëdimensionalisht.
“Nëse dëshirojmë që gjeneratat e reja të ndryshojnë botëkuptimet e tyre, jo vetëm karshi të trashëgimisë, por edhe shumë çështjeve apo vlerave që përbëjnë një shoqëri moderne atëherë ne duhet punuar shumëdimensionalisht, e veçanërisht në tekste shkollore, në ndryshim të paraqitjes së roleve në tekste shkollore, në ndryshim të botëkuptimeve të mësimdhënësve gjatë interpretimit apo ligjërimit të tyre, të lëndëve të caktuara”, tha ajo, përcjell KSP.
Në kuadër të festivalit “Femart”, përveç tryezës për pronësinë e gruas, sot u mbajt edhe tryeza me temën “Shërimi i plagës amnore dhe ndërlidhja me aktivizimin”, ndërsa në Galerinë e Fakultetit të Arteve, në ora 18:00, do të hapet ekspozita “Kur të vdes unë bëni çfarë të doni”.
Autogoli i Leipzigut e bën Interin në Ligën e Kampionëve
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...