Veseli premton investim në turizmin kulturor

17:44 | 11 Nëntor 2018
arbresh.info

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, njëherit edhe lider i Partisë Demokratike të Kosovës, së bashku me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kanë vizituar kalanë e Korishit.

“Toka e Kosovës nuk ka vetëm pasuri natyrore, por në të gjenden të ruajtura edhe thesare të qytetërimit, siç është kalaja e Korishit, të cilën e vizitova sot bashkë me ministrin e Kulturës,” ka shkruar Veseli në Facebook.

Ai ka premtuar investim në turizmin kulturor.

“Ne duhet t’i zbulojmë e restaurojmë këto pasuri kulturore, për t’i kthyer në qendra të turizmit kulturor,” shkruan Veseli./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme