Veseli: Poshtërsitë politike janë të shumta, por ne do i kapërcejmë

19:05 | 24 Tetor 2016
Arbresh.info

Lëvizja Protestante Shqiptare paraqet periudhën e Rilindjes Kombëtare dhe ngritjen e kombit, u tha të hënën në shënimin e 200 vjetorit të Lëvizjes Protestante mes Shqiptarëve.

Kjo ceremoni u organizua nga Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës, ku të pranishëm ishin kryeparlamentari Kadri Veseli, Myftiu i Kosovës Naim Ternava, Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dod Gjergji dhe të tjerë.

Pastor Driton Krasniqi, tha se Lëvizja Protestante erdhi me vonese tek ne, sot duam të nderojmë ata që kanë shpërnda Ungjillin gjithandej, duam të nderojmë për krijimin e kësaj Lëvizje si dhe krijimin e manastirit.

“Besimi ynë i brendshëm duhet të përhapet duke iu ndihmuar të tjerëve”, tha ai.

Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se ashtu siç kjo natë e sotme ka një mesazh të mirë, kemi edhe përfaqësues të Kishës dhe Bashkësisë Islame.

“Kjo Lëvizje paraqet periudhën e Rilindjes Kombëtare dhe ngritjen e kombit tonë, hartuan platformën tonë kombëtare. Ne mburremi me besimet tona dhe nuk do të lëjojmë keqpërdorime me to. Ardhmëria jonë varet nga besimi ynë. Poshtërsitë politike janë të shumta por ne do i kapërcejmë me bindjet tona”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme