Një nga veprat më të famshme të artistit britanik, Bansky, është shitur në ankand me një çmim marramendës prej më shumë se 21 milion euro.
Kujtojmë, piktura fillimisht u quajt “Vajza me një tullumbace” nga artisti britanik Banksy, transmeton portal arbresh.info
Ai tronditi botën e artit në 2018 kur, menjëherë pas shitjes, grisi veprën e artit me vlerë 1.1 milionë euro, me ndihmën e një mekanizmi të caktuar për prerjen e letrës.
Tre vjet më vonë, vepra e grisur, shitet për një çmim marramendës prej më shumë se 21 milion euro.
Ajo që është pak e pabesueshme është se ekspertët prisnin që ajo të shitej për të paktën pesë deri në shtatë milionë euro.
Sidoqoftë, duket se çmimi i shitjes tejkaloi të gjitha pritjet./arbresh.info/
Publikohet traileri i parë i ‘Superman’
Rusia sulmon ambasadat në Kiev, mes tyre edhe ajo shqiptare,...
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për përdorimin e mortajave në ...
Prokuroria Speciale ia përsërit ftesën kryeministrit Kurti p...
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyl...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...