Veprat e artistëve të përzgjedhur botëror të muzikës klasike do të shfaqen në festivalin ndërkombëtar në Seul të Republikës së Koresë Jugore nga Tetori në Nëntor të këtij viti për të shënuar 250 vjetorin e lindjes së kompozitorit Ludwig Van Bethoven, e në mesin e veprave që do të shfaqen në këtë festival është edhe një vepër e kompozitorit/profesorit nga Kosova, Mendi Menqjiqi.
Festivali vjetor në Seul mbahet nga 20 Tetori deri më 1 Nëntor, ndërsa vepra prej 13 minutash e Menqjiqit e titulluar ‘Forsaken’ (Të braktisurit) do të shfaqet me 30 Tetor.
Sipas programit të ditës ( http://www.simf.kr/program.html ) me 30 Tetor, pas veprës së kompozitorit nga Lupçi i Epërm, e profesorit në Universitetin e Prishtinës, do të ekzekutohet vepra ‘Misa Solemnis’ (Lutje Solemne) e Bethovenit.
Vepra e Menqjiqit i kushtohet masës së varfër, të vuajtur e të shkelur dhe ajo në një mënyrë është thirrje për shpëtimin e saj.
Për nder të kësaj përmbajtjeje të veprës së kompozitorit Mengjiqi, edhe dita e shfaqjes me 30 Tetor është emëruar nga organizatorët korean “Salvage of the Forsaken” (Shpëtimi i të Braktisurve).
Menqjiqi veprën e tij të porositur nga organizatorët e festivalit e punuar enkas për këtë festival në Seul, pasi e kishte marrë kërkesën për një vepër të re për nga vet koreanët qysh vitin e kaluar.
Vepra në fjalë të Menqjiqit dhe ajo e Bethovenit do të ekzekutohet nga orkestra simfonike SIMF e Koresë së Jugut, dirigjuar nga Hogeun Yoon.
Është kjo hera e parë që një kompozitor i rajonit të Ballkanit Perëndimor ftohet në këtë festival tashmë 12 vjeçar, dhe është pikërisht kompozitori shqiptar nga Kosova, Menqjiqi, i ftuari i cili me punën e tij tashmë mbi 20 vjeçare në muzikë klasike e ka tërhequr vëmendjen e organizatorëve botëror, e tash edhe në Kore të Jugut.
Dtt-net.com mëson se kompozitori Menqjiqi do të jetë edhe personalisht pjesëmarrës në festivalin në fjalë në Seul i ftuar dhe i kontraktuar nga organizatorët.
Në po të njëjtin festival me 23 Tetor do të ekzekutohet edhe vepra « Ciaccona » e ish-profesorit dhe mikut të ngushtë të Menqjiqit gjatë studimeve në Krakow të Polonisë në vitet 90-ta Krzysztof Penderecki, i cili ka ndërruar jetë në Mars të këtij viti. Menqjiqi ndërkohë është duke edhe punuar në një vepër tjetër kushtuar profesorit Penderecki, mëson dtt-net.com.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç