Vëllai i Spacey: Kevini është një ‘përbindësh’

17:03 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Vëllai i Kevin Spaceyt ka zbuluar se si aktori hollivudian kishte përdorur famën dhe paratë për të maskuar natyrën e tij të vërtetë.

Randy Fowler thotë se ylli i House of Cards iu drejtuar aktrimit dhe ndërroi emrin e tij për të fshehur “anën e errët” pas një fëmijërie të damkosur nga abuzimi dhe mohimet për seksualitetin e tij, transmeton portali arbresh.info

Randy Fowler, vëllai i aktorit Kevin Spacey
Randy Fowler, vëllai i aktorit Kevin Spacey

Në një intervistë, Fowler pranon se ishte duke pritur momentin kur do të dilnin në publik akuzat për aktorin amerikan.

Duke folur nga shtëpia e tij në Idaho, Randy tha: “Kevin iu kthye aktrimit si një fëmijë i vogël. Ai hodhi poshtë emrin Fowler dhe krijoi karakterin e Kevin Spacey për të maskuar një përbindësh. Ai e ndihmoi të fshihej nga demonët e tij.

“Ai luftoi me seksualitetin e tij, duke mohuar gjithmonë se ishte homoseksual. Në skenë ai pretendoi të ishte dikush tjetër. Kjo i dha atij pushtet, e transformoi atë.

“Ne u rritëm me abuzime dhe neglizhime në një shtëpi me tmerre. Baba ynë i dhunshëm na rrihte. Unë për vete s’kam bërë fëmijë asnjëherë në rast se personaliteti poshtër do të trashëgohej.

Randy Fowler dhe Kevin Spacey
Randy Fowler dhe Kevin Spacey

“Tani me sa duket se njëri prej nesh mund të mbartë këto gjene të këqija dhe ky person mund të jetë Kevin.

“Fansat e tij i pëlqejnë personazhet e këqija që ai luan, por ai nuk është duke aktruar, ky është me të vërtetë ai. Ai u fsheh prapa karrierës së tij të aktrimit për të mbajtur një jetë sekrete të ndyrë dhe në realitet ai ishte një përbindësh.

“Unë kam dyshuar gjatë se ai kishte një anë të errët. Unë vetëm shpresoj se ai merr ndihmën që i nevojitet, kështu që askush tjetër nuk do të dëmtohet nga ai”, përfundoi ai.

Tashmë dhjetëra njerëz, të gjithë meshkuj kanë akuzuar fituesin e dyfishtë të çmimit Oscar se ai i ka ngacmuar seksualisht, i pari ishte aktori i Star Trek Anthony Rapp./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme