Shkrimtari dhe diplomati Teodor Laço ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai lindi më 29 shtator të 1936 në Dardhë të Korçës. Pavarësisht se studioi për agronomi në universitetin e Tiranës, Laço ndoqi pasionin e tij për letërsinë, dhe nisi të botojë që në vitet ’60.
Është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë. Një pjesë e librave të tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja.
Pas viteve ’90 është angazhuar edhe në jetën politike të vendit. Për 12 vjet ka qenë deputet në parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në vitet ’94-’97 dhe ka përfaqësuar shtetin shqiptar si ambasador në Fedaratën Ruse.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?