Regjisori çek, Millosh Forman ka vdekur në moshën 86 vjeçare, ka njoftuar agjencia çeke e lajmeve, CTK.
Forman ka fituar çmim Oskar për klasikët, “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” dhe “Amadeus”.
Ai ka ndërruar jetë të premten në Shtetet e Bashkuara pas një sëmundje të shkurtër, ka njoftuar gruaja e tij Martina.
“Ai ka vdekur në qetësi derisa ka qenë i rrethuar tërë kohën nga familja dhe miqtë e tij”, ka thënë ajo.
Forman është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara në periudhën e komunizmit në Çeki, duke pranuar më pas shtetësinë amerikane.
Me filmat “One Flew Over the Cuckoo’s Nest,” dhe “Amadeus,” ai ka fituar 13 çmime Oscar, duke përfshirë edhe atë për regjinë më të mirë./REL/
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto