Google ADS

Vdes fituesi i Nobelit në letërsi, dramaturgu italian Dario Fo

11:16 | 13 Tetor 2016
Arbresh.info

Ka vdekur sot në moshën 90-vjeçare dramaturgu italian, Dario Fo.
Fo ka qenë edhe aktor i njohur për satirën e vet politike.

Fo, kryevepra e të cilit konsiderohet “Vdekja aksidentale e një anarkisti”, e fitoi Nobelin në letërsi në vitin 1997.

Ai, po ashtu ka qenë i njohur edhe për “Mistero Buffo”, një dramë me të cilën ai ka udhëtuar nëpër botë për 30 vjet.

Në dramat e tij zakonisht ka luajtur gruaja e tij aktore, Franca Rame./Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme