Google ADS

Varroset rapsodi Osman Sefë Gashi (Video)

20:43 | 16 Gusht 2016
M. A.

Katër rrugë të ndryshme që shpinin për në varrezat e fshatit Mleqan ishin mbushur me njerëz që kishin ardhur për të varrosur kolosin e folklorit shqip, atë që cilësohet si frymëzim i dhjeta gjeneratave për liri e atdhedashuri.

Ata i dhanë lamtumirën e fundit njërit prej bijve të Sefë Mleqanit, Osmanit.

Temperaturat e lartë, e as pritja e gjatë në kolonë nuk i pengoj njerëzit nga mbarë Kosova që të vinin në takimin e fundit me shahirin, raporton Tribuna Channel.

Rëndësinë e këngëve të tij sot e dëshmonin edhe radhët  e gjata për t’u nënshkruar ne librin e kujtimit për këtë rapsod.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme