Google ADS

Variety vlerëson me pikë maksimale filmin shqiptar “Bota”

15:34 | 1 Dhjetor 2015
Arbresh.info

“Drama melankolike nga Iris Elezi dhe Thomas Logoreci “Bota” ilustron marrëdhënien e komplikuar që shqiptarët kanë me të kaluarën. E vendosur në zonat e izoluara të vendit, ngjarja në film zbulohet dalë ngadalë për të arritur në thellësi.”

Kështu nis përshkrimi i filmit shqiptar “Bota” në artikullin e botuar nga Variety.

Filmi në fjalë do ta përfaqësojë Shqipërinë në kategorinë e filmave në gjuhë të huaj në Oscar.

“Ai jo vetëm që endet nëpër historinë shqiptare por jep edhe detaje të kinematografisë dhe letërsisë shqipe me klipe të shumta nga adaptimi ikonik i librit të njohur të Ismail Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

Filmi përfshin edhe dialog komik mes personazheve. Pjesa më e spikatur është mes inxhinierit të pashëm Milit ( luajtur nga Alban Ukaj), i cili ia ka vënë syrin Julit, por që nuk e pranon asnjëherë dhe mikut të tij italian Filipo (luajtur nga Luca Lionello).

Ngjarja zhvillohet në kafenë e quajtur Bota. Juli e cila është kameriere është rritur me kushërirën e saj Noje (luajtur nga Tinka Kurti, femra e parë në kinematografinë shqiptare), mirëpo as ajo dhe as Noje as kushëriri më i vjetër i Julit, Benni (Artur Gorishti) asnjëherë nuk flasin për historinë e familjes.

Juli dhe mikja e saj kameriere Nora (luajtur nga Fioralba Kryemadhi, e cila sjell një Marlyn Monroe seksi dhe fragjile në rol) ndjehen të bllokuara në të kaluarën. Ato e shohin një Shqipëri moderne mirëpo nuk arrijnë ta gjejnë një rrugë se si të arrijnë aty.

Produksioni ia jep dorën e fundit filmit me muzikë atraktive e cila përfshin këngët pop të Shqipërisë së viteve 1960 duke sjellë kështu atmosferë dhe efekt nostalgjik.” – përfundon përshkrimi i filmit garues për Oscar./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme