Për shumicën e njerëzve mund të duket e çuditshme që programerja e parë ishte një grua, dhe jo më pak se vajza e poetit anglez Lord Byron, Ada Lovelace, transmeton arbresh.info.
Ada është vajza e vetme, brenda martesore, e Lord Byron.
Martesa njëvjeçare e Lord Byron me Anne Isabella Noel Byron solli në jetë gruan që do të bëhej programorja e parë duke i hedhur hapat e parë në botën e kompjuterëve.
Ada ishte braktisur nga babai i saj që kur ishte foshnje por gjatë gjithë jetës së saj kishte qenë e fasionuar me shkrimet e të atit.
Çka e kishte shtyrë nënën e saj Isabela ta detyronte vajzën të merrej me matematikë, ishte sjellja e Lordit Byron të cilin ajo e konsideronte të çmendur dhe injorues ndaj traditave të shoqërisë viktoriane në të cilin jetonin.
Isabela ishte e bindur se Byron ishte i çmendur dhe në një letër këmbim shkruan “Ai është i çmendur, i rrezikshëm dhe i keq me këdo që e takon”
Për ndryshe Ada Lovelace njihet ndryshe edhe si “Princesha e paralelogrameve” dhe ishte një mga mendjet më gjeniale të asaj kohe.
Sukseset të saj i ndihmuarin tutorët e shoqërisë së lart angleze si Ëilliam King (Fizikan) dhe Mary Somerville (Arstronome, matematiciente dhe gruaja e parë që i bashkohet akademisë skoceze për astronomi)
/Arbresh.info/
BQK lëshon në përdorim web faqen e re zyrtare: Për rritje të...
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ...
Rovena rikthen këngën e saj të parë