Universitetit “Kadri Zeka” përfiton nga ASHAK 400 ekzemplarë librash për bibliotekën e tyre

16:52 | 27 Shkurt 2015
Arbresh Info

U. d. rektori i Universitetit “Kadri Zeka” ne Gjilan, Naim Syla, ka pritur në një takim, Ali Cakaj, drejtor i përkrahjes profesionale dhe teknologjisë së informacionit në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës,

Qëllimi i këtij takimi ishte se ASHAK-u ka dhuruar 162 tituj librash për Bibliotekën e Universitetit “Kadri Zeka”. Drejtori Cakaj tha se librat të cilat janë dhuratë për këtë institucion janë libra të akademikëve të brendshëm dhe atyre të jashtëm, si dhe disa përmbledhje të konferencave dhe simpoziumeve të ndryshme shkencore. Ai tha se ka libra që u përkasin autorëve të traditës, si dhe disa botime të albanologëve të sotëm.

Kurse drejtuesi i Universitetit “Kadri Zeka” ne Gjilan, Naim Syla, duke falënderuar përfaqësuesin e ASHAK-ut për librat-dhuratë për bibliotekën e Universitetit, tha se Akademia si institut realisht është i rëndësishëm për çdo komb, në mënyrë të veçantë për ne.

Ndryshe 162 titujt shkencor me gjithsejtë 400 ekzemplarë, dhuratë kjo nga Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës për Universitetin “Kadri Zeka”, janë të 4 seksioneve , Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Seksioni i Shkencave Shoqërore, Seksioni i Shkencave të Natyrës si dhe nga Seksioni i Arteve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme