Pas inspektimit të objekteve të Teatrit Kombëtar dhe Bibliotekës Kombëtare ku ka parë nga afër problemet që kanë këto dy institucione, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka takuar sot Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Ilir Abdullahu.
Në takim u diskutua për problemet e fundit me të cilat janë përballur dy institucionet e kulturës dhe ministri Gashi e kryeshefi Abdullahu u dakorduan për të koordinuar veprimet për eliminimin e problemeve që kanë këto dy institucionet në objektet e tyre, shkruan arbresh.info.
Ministri Gashi e falënderoi menaxhmentin e ujësjellësit për reagimin e shpejtë dhe gatishmërinë e treguar. “Dua të shfrytëzoj rastin t’u falënderoj për intervenimin e shpejtë që keni bërë në eliminimin e ujërave gjatë ditës së sotme”, tha ministri.
Ministri kërkoi nga drejtuesit e kompanisë së ujësjellësit që të bashkërisht të zhvillojnë një projekt për eliminimin e rrezikut që shkakton depërtimi i ujërave në këto dy institucione kombëtare të kulturës, me ç’rast të dy u dakorduan të harmonizojnë veprimet.
“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbetet e përkushtuar që të ndajë buxhet shtesë për zgjidhjen e kësaj problematike”, u shpreh mes tjerash ministri Gashi.
Ndërsa, kryeshefi i kompanisë, Ilir Abdullahu, shfaqi gatishmërinë dhe mbështetjen e plotë të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” që bashkërisht me institucionet, ministrinë dhe komunën t’i koordinojnë veprimet dhe të sanojnë gjendjen e tanishme.
Palët gjithashtu presin veprime konkrete edhe nga ana e Komunës së Prishtinës që të bashkëpunojë për zgjidhjen e këtyre problemeve./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...