Shkrimtari i njohur turk dhe fituesi i çmimit Nobel, Orhan Pamuk, ka theksuar se Turqia ka nevojë të ndjekë rrugën e Perëndimit dhe jo të krijojë demokraci të zymtë.
Pamuk, 65 vjeç, në një bisedë online për forumin Reuters Global Markets ka thënë se ai megjithatë ankohet për modernizimin e tepërt dhe në romanin e tij të 10-të të botuar vitin e kaluar “Gruaja me flokë të kuq”, ai ka theksuar se është përqendruar të shpenzimet personale që bëjnë njerëzit, duke hedhur poshtë traditat në mënyrë që të përshtaten me rrugën e shek. 21, transmeton portali arbresh.info
Ai shtoi se mungesa e fjalës së lirë është shumë e rëndë në Turqi, ndërsa thekson se vendi duhet të jetë më miqësor me Perëndimin dhe Europën.
“Unë jam i shqetësuar për retorikat antiperëndimore, sidomos këto ditë kur qeveria po përpiqet të na largojë nga ato vlera”, tha ai.
I pyetur se cila është tema në romanin e tij të 10-të, ai thotë: “Karakteri im mbart peshën e të pasurit një baba idealist, ndërsa ai është i zënë me fitimin e parave. Ata janë të shqetësuar nga çështjet morale, zhvillimi ekonomik dhe konfrontimi me modernën, kundrejt ruajtjes së kaluarës së vjetër. Librat e mi janë modern, por nuk e humbin indentitetin”.
Në lidhje me ofrimin e ndarjes së çmimit Nobel, Pamuk u pyet se sa ka ndikuar ky çmim në personalitetin e tij.
“Para se të fitoja çmimin Nobel, librat e mi ishin përkthyer në 46 gjuhë, ndërsa tani janë përkthyer në 63 gjuhë. Mendoj se çmimi më ka ndihmuar. Patjetër që më solli lexues të rinjë dhe përgjegjësi diplomatike për të përfaqësuar vendin tim”, shtoi ai.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...