Turqi, për katër vite djalin e saj të paralizuar çdo ditë në shpinë e dërgon në shkollë

13:15 | 8 Mars 2015
Arbresh.info

Që nuk ka asgjë më të rëndësishme se dashuria e nënës tregon edhe nëna Kumrisan Gunes e cila për katër vite djalin e saj duke e mbajtur në shpinë e dërgon në shkollë.

Kumrisan ka tre fëmijë, ndërsa më i riu prej tyre, 14-vjeçari Ramazan, është i paralizuar që nga mosha 10-vjeçare. Për të mos mbetur prapa në arsim, nëna 60-vjeçare Kumrisan Gunes të birin e mbart në shpinë të saj deri në shkollën që është një kilometër larg nga shtëpia e tyre.

Ramazan ka mbetur i paralizuar pavarësisht operacionit ku mjekët tentuan t’i kthejnë aftësinë për të ecur normal si të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë. Si dhuratë mori edhe karrocë për invalidë. Kumrisan Gunes thotë se bën gjithçka për birin e saj që të jetë i lumtur dhe për të mos u ndjerë ndryshe nga fëmijët e tjerë.

Bashkëshorti i saj ishte bari, por për shkak të problemeve shëndetësore është detyruar ta braktisë atë punë. Kështu që tani nëna Kumrisan kujdeset edhe për të birin edhe për  shëndetin e bashkëshortit të saj.
Deri para një viti ka bartur në shpinë djalin e saj çdo kund që ishte nisur. Por, pasi që vitin e kaluar morën karrocën posaçërisht për invalid, tani, veçanërisht në ditët e verës, me të birin më shpesh do të mund të dalin jashtë. “E kam regjistruar në shkollë, sepse kështu donte. Për katër vite e dërgoj në shkollë duke mbajtur në shpinë. Nuk ndjehem pakëndshëm për këtë”, tregon Gunes për Anadolu Agency (AA).

Ajo thotë, kur e shikon fytyrën e birit, e gjithë lodhja e saj zhduket dhe shton se Ramazani nuk ka miq, prandaj kohën kryesisht e kalon me të, por edhe i ndihmon në punët e shtëpisë. “Nëna ime më rriti mua, më dërgon në shkollë, më kthen, lan rrobat e mia… Nëna ime është gjithçka për mua”, thotë 14 vjeçari Ramazan./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme