Nga 350 mijë euro sa i janë ndarë TKK-së nga MKRS, vetëm 230 mijë ky institucion kulturor i ka në dispozicion, pasi që rreth 120 mijë euro është dashur të ndahen për shlyerjen e borxheve për shfaqjet paraprake që janë dhënë në TKK dhe vazhdojnë të jenë në repertor. Ushtruesja e detyrës së drejtorit, Lumnije Muqaj Sopi ka thënë për KultPlus se pas shlyerjes së borxheve, TKK tashmë ka votuar edhe për buxhetin e shfaqjeve që do të realizohen brenda këtij viti, ku është rezervuar buxheti edhe për dy shfaqje me tekste origjinale
Teatri Kombëtar i Kosovës për këtë vit ka pasur gjithsej 350.000 euro buxhet të ndarë nga Ministria e Kulturës, me shumë borxhe që teatri ka pas ndaj shfaqjeve të cilat i kishte në repertor më herët. Shuma prej 350.000 eurove ka ngel në 230.000 euro, pasi që ky institucion kishte borxh gjithsejt 120.000 euro ndaj shfaqjeve që janë dhënë.
Me gjithsej 230.000 euro sa ka teatri tani është bërë edhe ndarja e buxhetit për tekstet që do të inskenohen në këtë teatër. Shfaqja me regji të Ilir Bokshit “Ferma e Kafshëve”, merr gjithsej 60.500 euro, shfaqja “Nëna dhe fëmija”, që vjen nën regjinë e Bekim Lumit merr 31.700 euro, ndërsa janë ndarë edhe nga 45.000 euro për dy tekste origjinale për të cilat ende nuk është hapur konkursi, e që shuma në total i bie të jenë ndarë gjithsej 96.000 euro. Të gjitha këto shfaqje janë shfaqje që do të inskenohen në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
E sa i përket skenës së vogël të këtij teatrit buxheti është ndarë si në vijim: “Gishti”, me regji të Erson Zymberi merr 20.000 euro, ndërsa janë ndarë nga 8.000 euro për dy projekte të tjera për këtë skenë që i bie në total të jenë gjithsej 16.000 euro.
Për ndarje të këtij buxheti për KultPlus foli vetë U.D e detyrës së drejtorit, Lumnije Muqaj Sopi e cila tregoi për borxhin e mëparshëm të këtij institucioni. “Buxheti i ndarë për TKK gjithsej është 350.000 euro, 120.000 kanë qenë borxh që e kemi raportuar MKRS-në kur e kemi marrë detyrën, prej këtij borxhi ne kemi buxhet 230.000 euro, dhe me këtë që na kanë mbetur nga ai borxh kemi llogaritur planin vjetor për këtë vit, për projektet që do ti realizojmë. Borxhi ka qenë për shfaqjet si “Vorbulla”, “Gjashtë personazhe…”, “Shooping and Fucking”, “Karrigia e nxehtë”, “Policët” dhe“Dashnori i nënës sime”, borxhi ka mbetur si pasojë e asaj pasi që janë bërë pagesat pjesë- pjesë, varësisht prej reprizave, kështu ne na ka mbetur ti paguajmë pjesën tjetër”, theksoi Muqaj Sopi.
Ndërsa sa i përket asaj se a është përfundimtare kjo kosto e shfaqjeve që do të prezantohen në TKK ajo ka thënë se në mbledhjen bashkë me Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës do të prezantojë buxhetin për secilën shfaqje. “Në këtë mbledhje do të prezantoj të gjitha shpenzimet duke filluar nga regjisori, aktorët, kostumografin, skenografinë, etj”, ka thënë ajo, duke thënë se në këtë mbledhje duhet të nënshkruhet për këtë buxhet, pasi që për të njëjtin tashmë vetëm është votuar.
E për shfaqjen e cila ishte miratuar si shfaqje premierë për këtë vit në teatër që është “Elektrës i ka hije zija”, me regji të Kushtrim Bekteshit, drejtoresha, Lumnije Muqaj Sopi tha se kjo shfaqje ka kaluar në buxhetin e vitit 2016.
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...