Google ADS

Tiranë: Shpallet fituesi i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës, ‘Venecia 2016’

22:01 | 23 Nëntor 2015
Arbresh.info

Ministria e Kulturës shpalli më 21 nëntor projektin që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 15-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias 2016 , me projektin “Të kam lënë malin”- “I have left you the mountain” nga Simon Battisti & Leah Whitman-Salkin and Abake.

Ministria e Kulturës shpalli më 21 Nëntor projektin që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 15-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias 2016 , me projektin “Të kam lënë malin”- “I have left you the mountain” nga Simon Battisti & Leah Whitman-Salkin and Abake.

Ky projekt u përzgjodh në një thirrje të hapur për projekt-propozime (16 shtator – 27 tetor 2015), shpallur nga Ministria e Kulturës në rolin e komisionerit të pavijonit të Shqipërisë, nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga: Elisabetta Terragni, Gëzim Qendro, Anri Sala, Adelina Greca, Arta Dollani.

Juria, vendimi i së cilës ishte unanim, gjykoi që ky p rojekt përmbush kriteret e parashtruara në Thirrjen e Hapur të Ministrisë së Kulturës dhe ka aftësinë për të risjellë vende dhe histori përmes këndimit shumëzërësh. Tema e migrimit që synon projekti, është rrënjosur thellë si në historinë e shkuar, ashtu edhe në të tashmen e Shqipërisë, duke iu mbivënë edhe zhvillimeve të fundit paneuropiane.

Pavijoni Shqiptar i konceptuar në mënyrë të tillë, do të mbushë hapësirën e dhënë me Kujtime individuale e kolektive të pathëna dhe shpesh të mbetura në heshtje, përmes një instalimi minimalist dhe të arkitekturës së muzikës polifonike.arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme