Është hapur ekspozita e karikaturës “Thumbi” në bibliotekën kombëtare. Ekspozita është e përzier me artistë nga Turqia dhe Kosova. Ky bashkëpunim po bëhet edhe pse presidenti Taip Erdogan i ka ndaluar hyrjen një karikaturisti nga Kosova.
Murat Ahmeti nuk mund të udhëtoj për në Turqi pasi që kur po merrte pjesë në një festival të karikaturës në Turqi kishte bërë një karikaturë ku paraqiste një protestues të lënduar, me një sy të mbyllur, me flamurin turk, e që në këtë rast simbolizonte gjendjen në Turqi ishte shkas që festivali të mbyllej. Kjo pasi që nuk i kishte pëlqyer presidentit, Taip Erdogan, në atë kohë kryeministër, raporton Arta TV.
Kosovari jo vetëm që është dëbuar, por edhe i është ndaluar hyrja në Turqi.
Megjithëkëtë ai vlerëson se në Turqi ka artistë shumë të mirë të cilët kanë traditë në karikaturë dhe se Kosova ka çfarë të mësojë.
Ekspozita të tilla janë të rralla në vendin tonë, ndaj qëllimi i tyre, sipas drejtorit të shoqatës, Agim Krasniqi, është se karikaturat e artistëve kosovarë nuk dallojnë shumë prej atyre të Turqisë dhe se janë gjithsej 75 punime. Ata ndër të tjera kanë ironizuar edhe Haxhi Arifin, kreun e BSPK-së.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...