Themelohet Çmimi Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”

16:02 | 14 Mars 2017
M. A.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka themeluar një çmim të veçantë për personalitet, të cilët, me veprën e tyre, kanë ushtruar një ndikim esencial në emancipimin e shoqërisë, ngritjen dhe vetëdijesimin e përgjithshëm për vlerat emancipuese, me theks të veçantë, përmes fushës së letërsisë, duke ndikuar kështu në njohjen e saj në përmasa ndërkombëtare.

Çmimin në fjalë mban emrin “Letërsia Shqipe” ndërsa vlera monetare e këtij Çmimi është 10 mijë euro dhe u jepet personaliteteve, shtetas të Republikës së Kosovës, Shqipërisë apo ndonjë shteti tjetër, që kanë dhënë kontribut të çmuar për letërsinë shqipe.

Ky çmim, sipas Rregullores, jepet nga ministri, në bashkëpunim me Këshillin e Librit.

Ministri Kujtim Shala e vlerësoi këtë çmim si një ndihmesë për pranimin, njohjen dhe afrimin e mëtejmë të letërsisë shqipe, dhe shtoi se një çmim dhe vlerësim i tillë i ka munguar letërsisë shqiptare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme