Më 15 korrik grupi britanik “The Prodigy” do të performojë në Jazz, si pjesë e “Sea Dance Festivalit”në Budva.
Sivjet, kjo do të jetë performanca e tyre e vetme në Ballkan dhe është pjesë e turneut ndërkombëtar.
Albumi “The Day Is My Enemy” do të lançohet me 30 mars dhe është i gjashti i radhës, e vjen pas albumit “Invaders Must Die”, me të cilin për të 4-rtën herë me radhë kanë fituar vendin e parë në Top listën e albumeve britanike.
Grupi është shumë i njohur për performancat e tyre nëpër koncerte, si dhe sa i përket albumeve të shitura, të cilat arrijnë në 25 milion kopje.
Performanca e “The Prodigy” do të mbahet në Jazz, si pjesë e “Sea Dance Festivalit”.
Grupin e përbëjnë Liam Howlett, Keith Flint dhe Maxim, ndërsa nëpër koncerte performojnë së bashku me instrumentistë tjerë.
Vendi më i adhuruar nga “Sea Dance” i vitit të kaluar, plazhi “Dance Paradise” nga 15 deri me 18 korrik do të shndërrohet në qendrën evropiane të muzikës bashkëkohore elektronike.
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot