Tërhiqet vendimi i Institutit për shfrytëzimin e Kalasë

14:50 | 19 Korrik 2017
arbresh.info

Është tërhequr vendimi i Institutit për shfrytëzimin e Kalasë në Vushtrri, shkruan arbresh.info.

Këtë e ka bërë të ditur vetë drejtoresha për kulturë, rini dhe sport e kësaj komune, Shpresa Rama, duke shtuar se do të vazhdojë presionin në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në një postim në Facebook ajo ka shkruar se “ do ta hartojmë Planin e Menaxhimit të Kalasë dhe të gjitha monumenteve tjera që i kemi restauruar dhe bashkë me juve qytetar të vendosim për fatin e tyre.”

Më poshtë ju sjellim njoftimin e plotë të Ramës:

https://www.facebook.com/shpresaramaofficial/photos/a.935244649919531.1073741828.933754900068506/1341711559272836/?type=3

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme