Google ADS

Teatrit të Gjilanit “i reprizohet” anulimi i konkursit për drejtor

18:57 | 15 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Brenda pesë muajsh dy herë është hapur dhe është anuluar konkursi për drejtor të Teatrit të Gjilanit.

Sikurse në gusht të këtij viti, ashtu edhe tash, konkursi për zgjedhjen e drejtorit të Teatrit të Qytetit të Gjilanit është anuluar tek pasi kanë përfunduar të gjitha procedurat.

Ekrem Sopi dhe Bashkim Nexhipi, në bazë të konkursit të hapur në muajin tetor të këtij viti, i janë nënshtruar testit me shkrim dhe intervistës para Këshillit Drejtues të Tetarit të Gjilanit.

E aktorja Aurita Agushi ishte përjashtuar nga gara pasi, sipas Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil, ajo nuk e plotësonte kriterin e përvojës së punës. Njëjtë ishte vepruar edhe në gusht të këtij viti. Tek pasi kandidatët i ishin nënshtruar testit me shkrim dhe intervistës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e kishte anuluar konkursin.

Kësisoj, nëpërmjet një vendimi të ditës së 8-të të dhjetorit, Haziri e ka anuluar edhe konkursin e dytë për këtë pozitë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme