Teatri Kombëtar i Kosovës përzgjedhë tre projekte për skenën e vogël

11:18 | 6 Korrik 2015
Arbresh.info

Teatri Kombëtar i Kosovës në një komunikatë për media ka treguar përzgjedhjen e tre projekteve në kuadër të skenës së vogël, si formë e mbështetjes për krijuesit teatror. Më poshtë e gjeni të plotë komunikatën e tyre:

 

TEATRI KOMBËTAR I KOSOVËS

Data 6 korrik, 2015

Komunikatë për Media

Teatri Kombëtar i Kosovës përzgjedhë tri projekte për skenën e vogël

Teatri Kombëtar i Kosovës ka përzgjedhur 3 projekte teatrore për t’u realizuar gjatë këtij viti në skenën e vogël. “Portreti i mjerimit” (Kaltërim Balaj/Arian Krasniqi), “E zeza” (Flutura Zymi/Fjolla Hoxha), “Një burrë mes dy grash” (Ilirjan Hima/Erjon Papagjoni), janë tri projektet që do të realizohen deri në fund të këtij viti, si pjesë e programit “Skena e vogël e vogël”.

Ky program është hapur nga Teatrit Kombëtar i Kosovës për t’i mbështetur krijuesit teatror të Kosovës që ti realizojnë projektet e tyre orgjinale e inovative. I hapur në muajin maj, konkursi për programin “Skena e vogël e vogël” është mbyllur me datë 15 qershor. Projektet e përzgjedhura do të kenë në dispozicion deri në 8,000 euro për realizim dhe natyrisht, edhe infrastrukturën e teatrit.

Konkursi për projekte të programit “Skena e vogël e vogël”, për vitin 2016, do të hapet sërish me 1 Shtator dhe do të qëndroj i hapur deri me 30 Nëntor 2015. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme